Maturanët kanë dalë në një protestë sot përpara Ministrisë së Arsimit, me pankarta dhe thirrje të fuqishme, ku denoncojnë tezat e provimit të fundit shtetëror që dhanë dhe që do të jenë bazë për studimet e tyre në universitete.
Ata sapo kanë dhënë provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, që sipas tyre ishte katastrofë. “Të jepet një lloj rivlerësimi tjetër, - tha njeri prej gjimnazistëve protestues. - Duam edhe të dimë si është formuluar teza, sepse ishte absurd, pa lidhje.”
Një tjetër gjimnazist ka treguar problemin më thellë: “ Gënjeshtra. Tezë katastrofike. Asnjë pyetje nga modeli. Librat që na u dhanë për t'u lexuar nuk ishin përfshirë në test. Pyetje që nuk duhet të binin sepse kishin lidhje me mësimin online (kështu na u tha, por që nuk e mbajtët fjalën); pyetje me aksion. Tragjikomedi e vërtetë, provimi i Gjuhë Letërsisë”.