Së fundmi ky qeveria greke ka publikuar të gjithë masat që do të merren për forcimin e strukturave shëndetësore nëpër ishuj dhe hapjen e Greqisë për turistët. Ka qenë vetë ministri i Shëndetësisë Vasilis Kikilias dhe Ministri i Turizmit Haris Theocharis, i cili në prani të Zëdhënësit të Qeverisë Stelios Petsas, ka prezantuar ndryshimin e planit në lidhje me hapjen e mbërritjeve ajrore, tokësore dhe detare, si dhe masat e kontrollit paraprak, nga 15 qershori e tutje.
Fluturimet me Shqipërinë do të lejohen vetëm për “udhëtime esenciale”. Gjithashtu në këtë plan shkruhet se edhe kufijtë tokësorë me Shqipërinë do të jenë të mbyllur në vazhdim, përveç udhëtimeve të punës absolutisht të domosdoshme.
Ky është plani i prezantuar në faqen e ministrisë së Turizmit të Greqisë:
“Për mbërritjet e fluturimeve ndërkombëtare nga 15 deri 30 qershor do të respektohen udhëzimet e BE për ndalimet e non-essential travel nga vendet jashtë BE-së.
Aeroporti ndërkombëtar ELEFTHERIOS VENIZELOS në Athinë
•Hiqet ndalimi i fluturimeve nga Italia, Spanja dhe Holanda;
•Lejohen fluturime për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut vetëm për essential travel;
•Vijon ndalimi për Britaninë e Madhe dhe Turqinë
Aeroporti i SELANIKUT
•Lejohen të gjitha fluturimet;
•Vijon ndalimi i fluturimeve nga Italia, Spanja, Holanda, Britania e Madhe, Turqia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut.
MBËRRITJET DETARE PËR PERIUDHËN 15/6-30/6
•Ndalohet lundrimi i anijeve nga jashtë në portet greke;
•Lejohet vetëm për varkat rekreative me ekuipazhin.
MBËRRITJET TOKËSORE 15/6-30/6
Kufij tokësorë të mbyllur nga Turqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut (përveç udhëtimeve absolutisht të domosdoshme të punës); Hapur me Bullgarinë.
MBËRRITJET nga 1 KORRIKU FLUTURIMET NDËRKOMBËTARE
•Mbërritje në të gjitha aeroportet në vend;
•Koordinim me propozimin e BE për listën e vendeve të treta me të cilat do të vazhdojnë kufizimet.
MBËRRITJET nga 1 KORRIKU MBËRRITJE TOKËSORE
•Heqja e kufizimeve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut;
•Rishqyrtim deri në 30/6 për Turqinë.MBËRRITJET DETARE NGA 1 KORRIKU
•Lejohet lundrimi i anijeve nga jashtë për në portet greke.
MASAT E KONTROLLIT PARANDALUES MBËRRITJET 15/6-30/6 ATHINË & SELANIK
•Nga aeroportet jashtë listës së EASA:
•Teste me marrjen e mostrave;
•Rekomandim për vetë-izolim në hotelin e qëndrimit të udhëtarëve deri në publikimin e rezultatit të
testit;
•14 DITË KARANTINË në rast të një rezultati POSITIV/hotel karantine
Nga Italia, Spanja, Holanda dhe aeroportet brenda listës së EASA:
• Test për të gjithë;
• Vetë-izolim 1 ditor në një hotel me zgjedhje të udhëtarit (Athinë ose Selanik) deri në publikimin e rezultatit të testit;
• 14 DITË KARANTINË në rast rezultati POZITIV të testit/hotel karantine (vlen edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut)
MBËRRITJET NGA 1 KORRIKU
Për të gjitha vendet e origjinës
•Të gjithë udhëtarët drejt Greqisë do të plotësojnë gjatë mbërritjes (ose para nisjes së udhëtimit) një formular elektronik specifik PLF (Passenger load factor) me detajet e kontaktit të tyre në Greqi
•Teste me marrjen e mostrave;
•14 DITË KARANTINË në rast rezultati POZITIV të testit/hotel karantine
HOTELE KARANTINE
•Hotele karantine në kryeqytetet e qarqeve dhe në të gjitha ishujt”.