Afera me Klodian Mërtirin/Arrestohet ministri i Shëndetësisë në Zimbabve

Saturday, 20 June 2020 16:12

 

Ministri i shëndetësisë në Zimbabve Obadiah Moyo është arrestuar dhe aktualisht mbahet në Stacionin Policor Rhodesville në Harare.

Zëdhënësi i Komisionit Kundër Korrupsionit (ZACC) të vendit, John Makamure, ka konfirmuar arrestimin.

“Unë mund të konfirmoj që Ministri Moyo është arrestuar dhe aktualisht është në arrest policor. Kjo është gjithçka që unë them tani”, tha ai.

Moyo është akuzuar për dhënie të paligjshme të një tenderi prej 42 milion dollarësh për Drax International, që do të siguronte medikamente dhe pajisje mbrojtëse kundër COVID-19. Por kompania nuk ishte farmaceutike por një firmë konsulence.

Përfaqësuesi lokal i Drax International, Delish Nguwaya aktualisht është në paraburgim pasi atij iu mohua lirimi me kusht të hënën e kaluar.

Moyo bëhet ministri i dytë në qeverinë e Presidentit Emmerson Mnangagwa që u arrestua për korrupsion.

Tjetri është ish-ministri i Turizmit, Prisca Mupfumira, çështja e të cilit është ende në pritje përpara gjykatave.

Pronari i vetëm i Drax është Ilir Dedja, një shqiptar që jeton në Itali.

Po kush është Dedja? Ai njihet si njeriu hije i inceneratorëve në Shqipëri.

Skandali, i cili po zhvillohet prej dy muajsh në vendin afrikan, zbulon për herë të parë edhe fytyrën e “njeriut-hije” të inceneratorëve në Shqipëri, Klodian (alias Mirel) Mërtiri.

Mërtiri, i cili deri tani njihej vetëm si emër që qëndron pas inceneratorëve në pronësi formale të Klodian Zotos, është paraqitur në Zimbabve me emrin Ilir Dedja.

Agjencia e lajmeve “Zimlive”, e cila ka raportuar më herët për skandalin e tenderit të ilaçeve, ka publikuar një foto të zyrtarëve të lartë të atij vendi, me biznesmenin shqiptar Ilir Dedja (Klodian Mërtiri) dhe ish-deputetin e Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.
Kush është Ilir Dedja (Klodian-Mirel Mërtiri)
Ilir Dedja, ose Klodian (Mirel) Mërtiri është një emër që gjendet në historinë e re të inceneratorëve të mbetjeve urbane në Shqipëri. Ai rezulton me lidhje në të tre inceneratorët, biznese që njihen formalisht me emrin e Klodian Zotos.
Klodian (Mirel) Mërtiri, i cili në Zimbabve është paraqitur me emrin Ilir Dedja, është një lidhje e ngushtë e biznesmenes Stela Gugallja, pronare e “Albtek Energy”, kompani e cila zotëron kontratën koncensionare të inceneratorit të Elbasanit.

Në bazë të të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrit në Shqipëri (QKR), Mirel Mërtiri rezulton administrator i kompanisë “C.G.C”. Kjo kompani kontrollohet në 70 përqind nga “Integrated Technology Service” e Klodian Zotos.

Kompania “C.G.C”, deri në vitin 2018, ka qenë në pronësi të Stela Gugallja.

Klodian (alias Mirel) Mërtiri rezulton të jetë bashkëpronar në kompaninë “EM Capital”, të regjistruar në Sofje, Bullgari, së bashku me Klodian Zoto dhe Eva Blushi.

Mirel Mërtiri është pronar i kompanisë off-shore ‘KL Group”, e regjistruar në Maltë.

Mirel Mërtiri është administrator i kompanisë “E.R One”, në pronësi të Stela Gugallja dhe kompanisë italiane ‘Energy Recuperator”, në pronësi të Ernesto Granelli.

Ernesto Granelli rezulton të jetë një nga bashkëpunëtorët e Klodian Zotos në kompaninë “Integrated Technology Service”, e regjistruar në Hollandë dhe që ka në pronësi inceneratorin e Tiranës.
Afera 60 mln USD, arrestohet përfaqësuesi i Klodian Mërtirit, hetim edhe nga Interpol Budapest
Afera 60 mln USD, arrestohet përfaqësuesi i Klodian Mërtirit, hetim edhe nga Interpol Budapest
Covid-gate i Klodian Mërtirit/ Afera 60 mln USD, arrestohen bosët e “Natpharm”
Covid-gate i Klodian Mërtirit/ Afera 60 mln USD, arrestohen bosët e “Natpharm”

"Mashtrimi” 60 mln USD, Klodian Mërtiri i inceneratorëve “në shënjestër” të autoriteteve ndërkombëtare
Skandali 60 mln USD në Zimbabve zbulon fytyrën e Klodian Mërtirit, njeriut-hije të inceneratorëve
Skandali 60 mln USD në Zimbabve zbulon fytyrën e Klodian Mërtirit, njeriut-hije të inceneratorëve
Klodian Zoto i inceneratorëve korrupsion masiv në Zimbabve, afera 120 mln euro
Klodian Zoto i inceneratorëve korrupsion masiv në Zimbabve, afera 120 mln euro

Login to post comments