Vdekjet nga aksidentet në Shqipëri në 2019-n, gati 4 herë më të larta se mesatarja e BE,

Premte, 03 July 2020 08:19

Ne vitin 2019, nga aksidentet rrugore në Shqipëri humbën jetën 519 persona, ose gati 12% më shumë se viti i kaluar, sipas të dhënave të INSTAT. Kjo rritje erdhi kryesisht si rrjedhojë e fataliteteve tek femrat, vdekjet e të cilave u rritën me 47%, kundrejt 2% të meshkujve.

2019-a ka shënuar nivelin më të lartë që nga viti 2013, kur fatalitetet në rrugë arritën një nivel rekord prej 552 personash.
Në raport me popullsinë, për 1 milion banorë, janë 182 vdekje nga aksidentet në vend për vitin 2019.

Të dhëna të tjera të publikuara nga Eurostat, që i referohen vitit 2018, tregojnë se Shqipëria ka një numër gati katër herë më të larta viktimash nga aksidentet në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian.

Në BE si një e tërë kishte gjithsej 52 viktima të trafikut rrugor për milion banorë në BE, sipas Eurostat.

Në krahasim me popullsinë e secilit Shtet Anëtar, nivelet më të ulëta të vdekjeve në rrugë në vitin 2018 janë vërejtur në Irlandë (29 viktima të trafikut rrugor për milion banorë), Danimarkë (30), Suedi (32) dhe Hollandë (35), përpara Maltës (38), Spanjë (39) dhe Gjermani (40).

Në anën e kundërt të shkallës, nivelet më të larta u regjistruan në Rumani (96 viktima të trafikut rrugor për milion banorë), Bullgari (87), Kroaci dhe Letoni (të dy 77) dhe Poloni (75).

Të dhënat e tjera të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vendet e rajonit tregojnë se në Maqedoni, në vitin 2016 kishte 64 vdekje për 1 milion banorë, në Mal të Zi 107, në Serbi 74, në Bosnjë 157.

Aksidentet fatale në Shqipëri, në raport me popullsinë janë të ngjashme me ish vendet e Bashkimit Sovjetik, si Rusia, Kazakistani, Gjeorgjia etj.

Në botë, rekordin për aksidente fatale e mbajnë shtetet e Afrikës, me një mesatare prej 260 vdekje për 1 milion banorë.

Grup moshat që humbin jetën në aksident, rritje rekord e femrave në 2019

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019, rreth 26% e jetëve të humbura në rrugë ishin të moshës nën 34 vjeç.

Grupmosha më e përfshirë në aksidente me humbje jete është 45-79 vjeç, me 53% të totalit.

70% e jetëve të humbura në 2019-n ishin meshkuj.

Vitet e fundit është vënë re një rritje e vdekjeve në aksidente nga femrat e lidhur me shtimin e tyre në drejtimin e automjeteve. E fortë ishte sidomos rritja e humbjeve të jetës nga femrat në 2019-n, me 47%, duke arritur në 153, niveli më i lartë historik rekord.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...