DW:Trefishohet numri i viktimave, epidemia po del jashtë kontrollit

Premte, 17 July 2020 11:47

Epidemia e COVID-19 rrezikon të dalë jashtë kontrollit në Shqipëri. Autoritetet e Shëndetësisë paralajmërojnë një rritje të qëndrueshme të të infektuarve.

Deutsche Welle
Vetëm gjashtë javë pas hapjes së vendit dhe daljes nga karantina (01.06.20) numri i viktimave në Shqipëri është trefishuar, në krahasim me numrin në tre muajt e shtetrrethimit. Kurba e rasteve të reja të personave të infektuar gjatë 24 orëve të fundit, pas rekordit prej 117 rastesh të tilla në fillim të kësaj jave, vazhdon të mbetet e lartë.

Autoritetet e shëndetësisë thanë se rastet e reja pozitive të të infektuarve me virusin corona po shtohen dhe numri i jetëve të humbura arriti më 16.07. një total prej 104 vetësh.

Situata po shkon duke u rënduar: në Tiranë, në spitalin infektiv të Qëndrës Spitalore Universitare” dhe "Shefqet Ndroqi” të njohur edhe si Sanatoriumi, janë të shtruar 102 të prekur nga virusi, mes të cilëve 11 në terapi intensive dhe 3 të intubuar. Rastet aktive të infektuara më virusin vdekjeprurës kanë arritur në nivel vendi 1610 persona. Në krye të bashkive problematike vazhdon të jetë Tirana me 734 raste aktive, e ndjekur nga Durrësi me 209, Shkodra 199 dhe Vlora me 104.

Dr. Pëllumb Pipero, mjek infeksionist në Spitalin e Sëmundjeve Infektive në QSUT tha për DW se në këtë spital situata është shumë serioze dhe se "ngarkesa në raport me kapacitetet e spitalit është pothuajse maksimale. Përballë kësaj situate po maksimale janë përgjegjësia dhe përkushtimi i gjithë personelit”.

Por ky përkushtim dhe përpjekje heroike për të shpëtuar jetë ndesh me nënvleftësim të masave mbrojtëse nga qytetarët, që i kombinuar edhe me arësye të tjera po sjell nga dita në ditë rritjen e rasteve të reja të infektuara.

Nënvleftësim i masave mbrojtëse nga qytetarët

Shifrat tregojnë më shumë se fjalët se masat mbrojtëse po neglizhohen pas daljes nga karantina dhe heqja e masave shtrënguese më 1 qershor.

"Ka një ekspozim të shtuar, mosrespektim të masave parandaluese si vendosja e maskave dhe distancimi social, ka mosrespektim të protokolleve ne institucione publike, ndërmarrje, qëndra tregëtare dhe madje edhe në institucioine shtetërore,” thotë për DW Dr. Pipero.

Ai thekson se "shtimi i ekspozimit është shoqëruar edhe me shtim të rasteve, mes tyre rsaste të rënda dhe shumë të rënda. Gjatë karantinës ekspozimi ndaj virusit ishte i vogël, rastet ishin të pakta dhe sistemi shëndetësor nuk "u përmbyt”. Përgjegjësia personale e qytetarit duhet të jetë tani më e madhe, gjë që nuk poo ndodh” - vë në dukje Dr. Pipero.

Shkaku është se për fat të keq në Shqipëri dalja nga karantina është kuptuar si zhdukje e virusit.

"Ka ende ”mendje” me akses mediatik që trumbetojnë se nuk ka më virus korona, se virusi iku, se të sëmurët dhe të shtruarit në spitale kanë thjesht një "grip pranveror” etj. Por virusi është në qarkullim, nuk ka ikur dhe vazhdon të infektojë. Të vetmet masa parandaluese efektive janë vendosja e maskës, distancimi social dhe higjena e duarve,” thekson Dr. Pipero.

Maska e detyrueshme me ligj, sanksione për shkelësit.

Përballë kësaj situate që po vë në rrezik pasjen nën kontroll të epidemisë, Qeveria Rama mori të mërkurën ( 15.07) vendimin e mbajtjes së detyrueshme të maskës mbrojtëse në mjedise të mbyllura: "në administratën publike dhe jo publike, transportin publik, zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakate, tregje dhe njësi shërbimit” - njoftoi Minstrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Akti normativ që shoqëron vendimin, parashikon sanksione në rast të mosrespektimit të këtij detyrimi: policia e shtetit, policia bashkiake, strukturat e inspektorateve shtetërore, do të penalizojnë shkelësit me një gjobë prej 2 mijë lekësh të reja ( 20 euro) për çdo thyerje të rregullit.

Moshat e reja nuk janë më jashtë rrezikut

Viktimat e ditëve të fundit janë të moshave njëzet apo të dyzet vjeçare. Ndryshe nga viktimat në tre muajt e karantinës, që u përkisnin kryesisht moshave mbi 60 vjeç.

"Nuk ka ende studime që të tregojnë që virusi ka pësuar mutacione. Natyrisht askush nuk e përjashton dot mundësinë e mutacioneve gjenetike të këtij virusi ende me shumë të panjohura,” tha Dr. Pipero.

Kufijtë e jashtëm të BE-së mbeten të mbyllura për Shqipërinë

Shpresat e qytetarëve të Shqipërisë se BE-ja do të nxirrte Shqipërinë nga lista e vendeve të treta, me të cilat ka mbyllur kufijtë e jashtëm, nuk u realizuan. Bashkë me Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Bosnjë dhe Hercegovinën.

Shqipëria nuk përmbush kriterin kryesor të menaxhimit të pandemisë COVID-19: 16 raste të reja të infektuara në 100 mijë banorë, që përbën nivelin mesatar të BE-së për intensitetin e infektimit me virusin Corona.

Nëse ky kriter realizohet në fund të korrikut, atëhere BE-ja mund ta nxjerrë Shqipërinë nga lista e vendeve të treta me të cilat ka mbyllur kufijtë e tij të jashtëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...