Gjurmimet e shpejta dhe ‘strategjia’: Testo sa më pak, gënje më shumë

Premte, 17 July 2020 12:34

 

Sipas studiuesve të universitetit të Utrehtit në Holandë, testimi dhe raportimi i shpejtë i rezultateve janë të nevojshme që gjurmimet e kontaktit të jenë sa më efektive. Testimi që zgjat deri në pesë ditë ose më shumë është i padobishëm, shkruan CNN.

Gjurmimi i kontaktit konsiderohet standard i artë për të luftuar një pandemi, por kërkon testimin e të gjithë personave të rrezikuar, duke izoluar një pjesë të tyre dhe më pas duke gjurmuar kontaktet e tyre. Për të ulur rrezikun e përhapjes së koronavirusit studiuesit deklaruan se duhet të zbatohen 3 rregulla

Së pari, testimi duhet të kryhet në ditën kur një person zhvillon simptoma.

Së dyti, duhet të fillojë gjurmimi i kontakteve një ditë pasi kemi zbuluar rezultatet e testit.

Dhe së treti, sistemi i gjurmimit duhet të funksionojë 100%.

Por ndërkohë që në vendin tonë jo vetëm që nuk ka testime të shpejta, por ka tmerrësisht pak testime.

Eksperti Erion Dasho ka ironizuar:

“STRATEGJI ANTI-COVID

Europa Perëndimore: Testo - Gjurmo - Trajto

Europa Lindore: Testo (sa më pak) - Gënje (sa më shumë)”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...