Weber: Mos të lejohet manipulimi i dialogut, asnjë kompromis për statusin e Kosovës

Diel, 19 July 2020 08:40

Marrëveshja finale eventuale mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbajë një plan të detajuar që nuk u lejon hapësirë manovruese Prishtinës dhe Beogradit për ta manipuluar procesin dhe rihapur çështjet e mbyllura.

Kështu ka thënë gjermani Bodo Weber, analist politik në Këshillin për Demokratizim, me seli në Berlin dhe Bruksel

 

Këtë e ka arsyetuar me faktin se deri tani palëve u është lejuar t’i interpretojnë vetë marrëveshjet, duke bërë që shumë prej tyre të mos gjejnë zbatim në terren.

 

“Asnjë ambiguitet konstruktiv dhe destruktiv më nuk duhet lejuar”, ka thënë Weber në një intervistë për Kohën. Ai ka shtuar se është e domosdoshme që Serbisë t’i vihen afate të qarta për heqjen e Kosovës nga kushtetuta e saj si dhe integrimi në BE të kushtëzohet me njohjen e Kosovës.

 

Sa u përket vijave të kuqe, sipas Weberit, asnjë kompromis nuk duhet të bëhet për statusin e Kosovës.

“Nëse Serbia dëshiron të diskutojë diçka tjetër, jo njohjen e plotë të Kosovës, është Beogradi që duhet ta shpjegojë këtë, të përcaktojë sesi dëshiron të nxjerrë rezultate të ngjashme nga një marrëveshje përfundimtare pa njohje të plotë zyrtare”, ka theksuar Weber.

Ndërkaq Kosova, sipas tij, duhet të jetë e hapur për diskutime thelbësore rreth Asociacionit të komunave serbe, por jo për ta kthyer atë në një nivel të tretë të qeverisjes, “pasi kjo është rrugë që shpie drejt ndarjes etniko-territoriale”.

Me rinisjen e dialogut në Bruksel, Weber vlerëson së BE-ja përfundimisht e ka rikthyer dialogun në duart e veta. Por, sipas tij, mbështetja e SHBA-së është e mirëpritur dhe e nevojshme. Sa u përket temave, Weber sheh hapësirë manovruese për negociata rreth tyre brenda listës së gjatë të çështjeve të hapura bilaterale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...