Pandemia Covid-19 ka goditur rëndë turizmin në Berati,i goditur nga pandemia edhe buxheti i bashkisë Berat.
Pandemia e Sars Covid-19 që ka prekur prej muajsh Shqipërinë ka goditur rëndë ekonomikisht shumë sektorë në vendin tonë.
Situata e krijuar e ka rrëzuar përtokë sektorin e turizmit në Berat. Edhe pse është duke përfunduar muaji Korrik dhe tashmë duhet të ishim në pikun e turistëve në qytetit muze, turistët në këtë qytet tashmë numërohen me gishta.
Vetë Berati është një qytet që nga pikëpamja strukturore e numrit të turistëve që ka pasur, pjesa më e madhe e tyre kanë qënë përgjithësisht turistë të huaj dhe duke qënë se tashmë numri i turistëve është ulur në mënyrë drastike kjo ka goditur mjaft sekrorin e turizmit por edhe bashkinë e Beratit.
Duke e krahasuar muajin Qershor me muajin Korrik është vënë re këtë muaj një përmirësim pasi turistë vendas,
që për shkak se e kanë të pamundur të udhëtojnë jashtë në vendet e tyre të preferuara,kanë vizituar gjatë fundjavave Beratin. Kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo, duke theksuar se situata që po kalon vendi ynë për shkak të pandemisë Covid-19 ka goditur mjaft sektorin e turizmit, ka deklaruar se bashkia jo vetëm që e ka mbështetur fuqishëm këtë sektor, por e ka shfrytëzuar këtë periudhë të vështirë për të investuar në infrastrukturën e qytetit.
‘Situata e vështirë - ka thënë Demo - ka goditur thellsisht edhe buxhetin e bashkisë Berat’. Sipas tij, kjo ka ardhur për shkak se, gjatë kësaj periudhe të vështirë bashkia zeroi të gjitha tarifat vendore për një periudhë 3-mujore për baret, restorantet, bujtinat, bizneset, etj., si dhe fali për një periudhë 6-mujore të gjitha hapësirat publike në qytet.