Koronavirusi në Shqipëri/VOA:Nuk ka shenja përmirësimi në horizont

E mërkurë, 05 August 2020 10:29

 

Në Shqipëri, rastet e reja me COVID-19 shënuan një rekord të ri duke arritur në 130 të prekur, të cilët u konfirmuan pas 549 testimeve, ndërsa 4 persona humbën jetën në spital.

Shumica e të infektuarve vijojnë të zbulohen ende në kryeqytet, ku u rregjistruan 72 raste, ndërsa të prekurit e tjerë u identifikuan në 21 qytete të ndryshme të vendit, nga Hasi e Malësia e Madhe në Veri, në Vlorë e Sarandë në jug. Totali i të prekurve shkoi në 5750 persona.

Numri i viktimave mbetet gjithashtu i lartë. Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se në 24 orët e fundit humbën jetën 4 qytetarë, dy nga Tirana, të moshës 85-vjeçare, si dhe një 79-vjeçare nga Mirdita e një 81-vjeçare nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese. Që nga fillimi i epidemisë, janë 176 persona që kanë humbur jetën, pjesë dërrmuese e tyre në dy muajt e fundit.

Në horizont nuk duken shenja përmirësimi të situatës. Pozitiviteti (rastet e reja në raport me nurmin e testimeve) ka ardhur duke u rritur, ndërsa në spitale, shtrimet e reja po shtohen, sikundër dhe pacientët që janë në gjendje kritike. “Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 116 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 23 paciente janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar”, bëri të ditur të martën Ministria e Shëndetësisë.

Mjekët dhe autoritetet po përsërisin në mënyrë të vazhdueshme thirrjet drejtuar qytetarëve për të repektuar masat e sigurisë.

Në një mesazh të sajin ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu theksoi të martën se “deri kur kjo pandemi të jetë mposhtur, kërkohet të heqim dorë nga grumbullimet dhe nga festat që shumë herë, dhe e kemi këtë të evidentuar, janë kthyer në vatra kryesore të përhapjes së infeksionit", tha ministrja duke shtuar se "normaliteti i ri kërkon ta shohim distancimin fizik jo si një mënyrë për t’u larguar nga të dashurit, por si një mjet për t’u treguar edhe më fort dashurinë, duke i mbrojtur. Normaliteti i ri kërkon të përdorim maskën kudo, në çdo ambient të mbyllur, tashmë vendosur me ligj dhe kudo ku distancimi është i pamundur. Kërkon të zbatojmë rregullat e higjienës kudo, në çdo çast, kudo ku ne të mundemi”, deklaroi zonja Manastirliu./VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...