Denoncimi i ushtarakut në rezervë: Pse një doktor i nderuar turpëron funksionin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm?

E mërkurë, 05 August 2020 12:08

 

Si shumë ushtarakë, aktivë dhe në rezervë, shpreh indinjatën për doktor Bajram Begaj që para pak ditësh u emërua shef i Shtabit të Përgjithshëm, një detyrë që nuk i takonte aspak si ligjërisht ashtu dhe moralisht.

Dëshiroj të shpreh mendimin tim për të gjithë shqiptarët përse ky person nuk duhet të bëhej dhe nuk mundet të jete shef i Shtabit të Përgjithshëm te Forcave të Armatosura të RSH.

Nuk ka asnjë ushtarak të forcave të armatosura që të bjerë dakord që ai të ketë epror madhor të tij një person që ka qenë civil për 9 vjet (nga 1989 deri në 1998) dhe pastaj ka hyrë në shërbim në ushtri duke kryer detyra thjesht në mbështetje të saj.

Ai ka kryer vetëm detyra në shërbim të FASH, nuk ka qenë asnjë ditë oficer operacional i FASH.

Shikoni CV e Z. Bajram dhe do të bindeni për aftësitë e tij profesionale.

Ka mbaruar në vitin 1989 si mjek dhe ka hyrë në ushtri në vitin 1998 duke shërbyer në detyra si mjek në spitalin ushtarak dhe në inspektoratin mjekësor të ushtrisë me 4 vetë në vartësi.

Doktor Bajrami i njeh vetëm përciptazi Forcat e Armatosura, pasi ai nuk ka asnjë arsimim të mirëfilltë ushtarak që ta quash oficer të FASH.

Kur lexon CV e tij, ai ka kryer vetëm specializime ditore e deri javore të tipit të doktorit civil, si dhe kursin tre mujor të SHP. Pra, si ushtarak apo si civil i lartë ka vetëm tre muaj arsimim.

Z.Bajram nuk ka mbaruar asnjë shkolle ushtarake të nivelit strategjik as brenda as jashtë shtetit.

Ai ka mbaruar vetëm specializime për mjekësi dhe për asgjë tjetër.

Nuk ka për të marrë detyrën si shef i QSUT, por atë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

Shumë do të ishte të bëhej deri komandant njesisë mbështetëse dhe pastaj të dilte në lirim.

Po ashtu, çuditemi si ky mjek ka marrë edhe gradën gjeneral dhe paska kryer detyrën e Komandantit të KDS, ku ka udhëhequr punën për ta shndërruar këtë institucion nga KDS në Akademi të Mbrojtjes, detyrë të cilën akoma nuk e dimë se si e ka kryer, pasi ndryshe është ta bësh në letër dhe ndryshe është ta zbatosh strukturën e AM?

Si do të ulet ky mjek pa asnjë lloj specializimi të mirëfilltë ushtarak në tavolinë me 30 homologët e vendeve anëtare të NATO-s, të cilët janë pikë së pari profesionistë ushtarak?

Asnjë prej 29 vendeve të NATO-s brenda hapësirës euro-atlantike nuk e disponon një rast të tillë. Shikoni të gjithë rastet e NATO-s dhe përtej tyre, dhe do të siguroheni për këtë.

Si do të ulet ky mjek dhe do të drejtojë tavolinat me shtabin e përgjithshëm kur një pjesë e tyre kanë mbaruar në SHBA dhe vende te tjera anëtare të NATO-s?

Ashtu siç kemi pasur edhe raste që shefi i forcave detare dhe ndonjë tjetër të jenë brenda linjës së tyre, ashtu edhe shefi i shtabit të përgjithshëm ndjek të njëjtën linjë.
Pse do ti bëjmë këto eksperimentime që vetëm keq na kanë sjellë.

Eksperienca na i ka treguar këtë.

Pse akoma do të fillojmë të vuajmë nga turpi që në NATO dhe në tavolinat më të larta përfaqësohemi me një civil që nuk e kupton fare terminologjinë ushtarake?

Rasti i doktor Bajramit do të hapë një “garë” të re në FASH, që ushtaraku më i lartë mund të bëhet edhe pa ndonjë arsimim ushtarak, deri fatmacist, ekonomist, veteriner, inxhinier, etj.

Pse duhet ta bëjmë këtë kur ofendojmë ushtarakët më të mirë të FASH të investuar në arsimime jashtë vendit dhe të sprovuar në detyra të detyra të larta brenda dhe jashtë vendit.

Çfarë reforma presim të bëjë Z. Bajram në krye të Shtabit të Përgjithshëm?

Çfarë këshillim do të japë ai si oficer madhor i forcave të armatosura, për Ministrin, Kryeministrin dhe Presidentin.

Pa e ofenduar fare personelin civil apo doktor, presim që Bajrami të japë vetëm këshillim të gabuar, sepse siç jemi informuar, Bajrami është dhe fodull.

Sipas ligjit, Z.Bajram është një Shef i Shtabit të Përgjithshëm i rënë dakord midis Ministres, Kryeministrit dhe Presidentit, dhe një gjeneral që hipën në shkallet e karrierës pa asnjë meritë (me mirëkuptim të ndërsjelltë), kështu që ai do të ngelet si një rol të ndërmjetëm midis tyre dhe asnjëherë si në një gjeneral ushtarak i mirëfilltë, por si një gjeneral i kushtëzuar që do të luajë rolin e sekserit të radhës për arritjen e qëllimeve të tyre.
Kush ja ka rekomanduar Ministres së Mbrojtjes, Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës këtë doktor për tu bërë shef i shtabit të përgjithshëm, për tu bërë këshilltari numër një i tyre?

Turp për këshilltarët e këtyre institucioneve shtetërore.

Turp për Ministren dhe Kryeministrin për emerimin e doktorit si shef të shtabit të përgjithshëm.

Turp edhe për doktorin e nderuar Begaj, i cili nuk duhet ta pranonte një keqpërdorim të tillë.

Kjo nuk është një ngjarje nderimi as për doktorin, por është tallje me profesionin e ushtarakut si dhe është një histori turpi për historinë e ushtrisë dhe Forcave tona të Armatosura”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...