Trajtimi i sistemit nervor të infektuar me SARS-CoV-2: Ku jemi?

Saturday, 08 August 2020 16:56

 

manifestimet neurologjike COVID-19
Përmbledhur dhe përshtatur në shqip nga:
Ina Mexhitaj, PhD (c)
Recensente:
Teuta Muhollari, PhD (c)
Nga evidencat e deritanishme, dimë se SARS-CoV-2 mund të arrijë në sistemin nervor dhe mund të shkaktojë jo vetëm dëmtime dhe simptoma akute (të menjëhershme) por mund të ketë gjithashtu edhe pasoja kronike (afatgjata) shëndetësore. Shumë studime kanë treguar se viruset mund të ‘fshihen’ në neurone dhe të riaktivizohen më vonë duke shkaktuar encefalit (në raste të rënda) ose duke riaktivizuar viruse të tjera që janë të ‘fjetur’ prej vitesh 1-2.

Meqënëse SARS-CoV-2 ka ‘akses’ tek neuronet në tru, mjekët në përgjithësi (por edhe neurologët ne veçanti – të cilët përballen me pacientë të infektuar por gjithashtu edhe me ata të cilët nuk janë të infektuar por që kanë sëmundje të tjera neurologjike) duhet të konsiderojnë disa nga trajtimet që duhet të zhvillohen gjatë kësaj periudhe dhe gjithashtu edhe në të ardhmen. Në të njëjtën kohë vlen të kujtohet se, neurologët duhet të jenë të përgatitur për tu bërë ballë edhe efekteve neurologjike afatgjata tek të mbijetuarit prej COVID-19 por edhe tek ata persona që janë të imuno-kompromentuar dhe mund të kenë komorbiditete të tjera 1-4. Në këtë moment shumë nga terapitë që po zhvillohen për COVID-19 janë anti-viralë për të trajtuar mushkëritë. Duhet pasur gjithashtu parasysh se kalimi i barnave në sistemin nervor bëhet edhe më i vështirë kur vendosim në kontekst kalimin e barrierës gjak-tru (shtresa mbrojtëse e trurite cila përgjigjet për kontrollin se çfarë mund ose jo të kalojë nëpërmjet saj) që barnat duhet të bëjnë1.

Të infektuarit që vuajnë nga sëmundje neurologjike dhe që kanë nevojë për trajtim të vazhdueshëm duhet të mbahen nën kontroll pasi gjendja e tyre mund të përkeqësohet (veçanërisht individët që përdorin barna imuno-supresuese për trajtimin e sëmundjeve autoimunologjike) 5-6. Përgjigja e sistemit imunitar kundrejt një infeksioni mund të kontribuojë në dëmtimin e trurit atëherë kur ndodh një mbi reagim i përgjigjes imunitare e cila mund të sjellë ‘stuhinë e citokinave’. Shumë pacientë të cilët mund të jenë infektuar me SARS-CoV-2 mund të vuajnë gjithashtu edhe nga sëmundje autoimune si: sklerosa multiple (MS), miastenia gravis (MG), neuromielit optik (NMO) apo sarkoidoza, janë duke marrë përkohësisht terapi imunosupresuese të cilët janë barna që ulin apo frenojnë sistematikisht imunitetin e tyre6.

Monitorimi i gjithë simptomave neurologjike është i rëndësishëm, jo vetëm për të infektuarit me COVID-19 por edhe për ata persona që vuajnë nga çrregullime të tjera apo sëmundje kronike neurologjike. Disa efekte neurologjike lenë impakt të gjatë në shëndet edhe pasi pacientët e prekur prej SARS-CoV-2 rikuperohen (si në rastin e atyre që pësojnë goditje cerebrale apo epilepsi). Këto episode akute mund të shkaktojnë dëmtime në tru me pasoja afatgjata dhe shumë prej këtyre personave do t’ju duhet kohë të rehabilitohen. Pasojat kronike neurologjike të kësaj pandemie nuk duhet nënvlerësuar pasi ka një numër të madh të personave që vuajnë nga migrena, shëndeti mendor por edhe depresioni, rastet e të cilave mendohen të jenë shtuar edhe më shumë këto muajt e fundit 7-10.

Raportimi i manifestimeve neurologjike të pacientëve dhe sidomos mënyra se si ata trajtohen brenda dhe jashtë spitaleve është shumë i nevojshëm. Duke pasur parasysh shkallën e lartë të kësaj pandemie, numrit të të infekt

uarve si dhe ndikimin e saj në çdo aspekt të jetës sonë, profesionistë të kujdesit shëndetësor por edhe publiku i gjerë duhet të jenë të informuar për barrën e konsiderueshme të sëmundjeve neurologjike, sidomos në ketë periudhë.. Kudo nëpër botë (sidomos në këtë periudhë), specialistët e disiplinave të ndryshme po komunikojnë me njeri-tjetrin bazuar në përvojën personale, institucionale, lokale dhe globale (përmes hulumtimeve të publikuara) për t’u ardhur në ndihmë jo vetëm pacientëve të tyre por edhe komunitetit të gjerë mjekësor dhe shkencor. Shumë qendra ndërkombëtare kanë filluar bashkëpunime për të krijuar direktiva dhe protokolle për koleksione mostrash prej individëve të infektuar (autopsi, biopsi, gjak, serum, plasmë, ADN, ARN, CSF, etj.) në mënyre që në një të ardhme të afërt të mund të standardizojnë koleksionin e të dhënave që me kalimin e kohës mund të integrohen në një databazë të përbashkët e të harmonizuar që të mund të vihet në dispozicion për analiza të mëtejshme 11.

Sëmundjet e neurologjike ndikojnë në atë qe ne jemi! Ndryshojnë personalitetin tonë, mënyrën se si sillemi, mendojmë, krijojmë memorie, shprehemi, ecim… apo marrim frymë! Prandaj nuk duhet t’i marrim ‘me të lehtë’ këto sëmundje dhe gjithashtu ndikimin që SARS-CoV-2 ka tek to!

Referencat:
Avindra Nath. Neurologic complications of coronavirus infections. Neurology May 2020, 94 (19) 809-810; DOI: 10.1212/WNL.0000000000009455
Hamzelou, J. Virus in the Brain. New Scietist May 2020 undefined
Lahiri D, Ardila A. COVID-19 Pandemic: A Neurological Perspective. Cureus. 2020;12(4):e7889. Published 2020 Apr 29. doi:10.7759/cureus.7889
Shellhaas RA. Neurologists and COVID-19: A note on courage in a time of uncertainty. Neurology. 2020;94(20):855-857. doi:10.1212/WNL.0000000000009496
Berger JR. COVID-19 and the nervous system. J Neurovirol. 2020;26(2):143-148. doi:10.1007/s13365-020-00840-5
Brownlee W, Bourdette D, Broadley S, Killestein J, Ciccarelli O. Treating multiple sclerosis and neuromyelitis optica spectrum disorder during the COVID-19 pandemic. Neurology. 2020;94(22):949-952. doi:10.1212/WNL.0000000000009507
Szperka CL, Ailani J, Barmherzig R, et al. Migraine Care in the Era of COVID-19: Clinical Pearls and Plea to Insurers. Headache. 2020;60(5):833-842. doi:10.1111/head.13810
Yao H, Chen JH, Xu YF. Patients with mental health disorders in the COVID-19 epidemic. Lancet Psychiatry. 2020;7(4):e21. doi:10.1016/S2215-0366(20)30090-0
Torales J, O’Higgins M, Castaldelli-Maia JM, Ventriglio A. The outbreak of COVID-19 coronavirus and its impact on global mental health. Int J Soc Psychiatry. 2020;66(4):317-320. doi:10.1177/0020764020915212
Shader RI. COVID-19 and Depression. Clin Ther. 2020;42(6):962-963. doi:10.1016/j.clinthera.2020.04.010
Needham EJ, Chou SH, Coles AJ, Menon DK. Neurological Implications of COVID-19 Infections. Neurocrit Care. 2020;32(3):667-671. doi:10.1007/s12028-020-00978-4

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...