Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 124 raste të reja me koronavirus dhe 4 humbje jete. Nga të dhënat e publikuara vihet re shifra e lartë në Elbasan, ku janë konfirmuar 19 raste pozitive me koronavirus.
Kështu Elbasani ka arritur rekordin me rastet e reja brenda pak orësh, si asnjëherë më parë.
Ndërkaq, kryeqyteti vijon të jetë vatra e nxehtë e përhapjes së virusit në vend. Gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë janë konfirmuar 33 raste.
Edhe situata në spitale mbetet e rënduar
"Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar. Ndërkohë që në të dy spitalet Covid, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid-19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse," raporton MSH.