Autoritetet në Kosovë thanë të enjten se 13 persona kanë humbur jetën nga pasojat e koronavirusit në 24 orët e fundit, duke e çuar në 438 numrin e viktimave që nga shfaqja e pandemisë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se pas 471 testeve janë konfirmuar 158 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi.
Sipas institutit rastet e reja janë nga: komuna Prishtinë 38 raste, komuna Gjilan 29 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Kaçanik, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dhe Skenderaj.
Rastet e konfirmuara të enjten e çuan në 12 mijë e gjashtë numrin e përgjithshëm të të prekurve.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shpallur të shëruar 245 pacientë duke e cuar në 7 mijë e 929 numrin e përgjithshëm të të shëruarve, ndërsa 3 mijë e 639 mbeten raste aktive.