Ish-drejtuesi i policisë Mit’hat Havari, ka akuzuar se Vettingu që po zhvillohet në Policinë e Shtetit është një farsë.
Në një statusi në Facebook, Havari shkruan se në Policinë e Shtetit sundojnë ende paaftësia dhe sigurimi i shtetit, pikërisht sot, kur u konfimua në detyrë Gjovalin Loka, pavarësisht se fshehu faktin se ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit.
“Vettingu në Policinë e Shtetit është një farsë, blof. Paaftësia dhe sigurimi i shtetit sundojnë ende,”– shkruan Havari duke mos përmendur asnjë emër, por sigurisht i referohet rastit të Lokës.
Ky reagim vjen pikërisht sot, pasi Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, ka konfirmuar në detyrë, Drejtorin e Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit.
Pavarësisht se Loka fshehu faktin se ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit, KJV e ka konfirmuar në detyrë.