100-vjetori i Luftës së Vlorës/ Presidenti Meta dekoron 8 atdhetarë nga porta e Kalasë së Ali Pashë Tepelenës

E Enjte, 20 August 2020 22:57

Në kuadër të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës, Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë pune në Bashkinë e Tepelenës.

Në vizitën e tij, presidenti Meta vlerësoi tetë atdhetarë të spikatur të kësaj krahine, me kontribut të shquar në mbrojtjen e interesave kombëtare, Pavarësisë dhe tërësisë territoriale të shtetit shqiptar, të dalluar për guximin e trimërinë në organizimin dhe drejtimin e luftës kundër pushtuesve italianë në vitin 1920.

 
  

Postimi i plotë i Ilir Metës:

 
 
 

Malet e Tepelenës dhe Kalaja e Ali Pashës në zemër të saj, janë dëshmitarë të luftërave dhe heroizmit të shqiptarëve në betejat më të rëndësishme të mbijetesës dhe qëndresës së kombit tonë.

 
 

Ndaj dhe festimet për 100-vjetorin e Luftës së lavdishme të Vlorës nuk do të ishin të plota pa vlerësimin dhe nderimin me respekt e mirënjohje të Kapedanëve trima të kësaj krahine, që i dhanë nder dhe jetë çështjes kombëtare!

Për kontributin e shquar në mbrojtjen e Pavarësisë, tërësisë territoriale dhe konsolidimit të shtetit shqiptar, pata privilegjin të vlerësoj sot atdhetarët e paharruar, Selam Musai, Brahim Selimi, Hasan Xhiku, Kapo Topulli, Veli Hashorva, Shezai Çomo, Asim Mero dhe Novruz Bello, të dalluar për guximin e trimërinë në organizimin dhe drejtimin e luftës kundër pushtuesve italianë në vitin 1920.

Duke vlerësuar këta bij të shquar të Shqipërisë ne i bëjmë nder veprës së tyre dhe Kombit!

Por nderimi më i madh që mund t’i bëjmë kujtimit të tyre është që të gjithë bashkë të lartësojmë flamurin kombëtar përpara sfidave të kohës dhe të së ardhmes.

Ta bëjmë Atdheun tonë të jetueshëm dhe frymëzues për të gjithë qytetarët dhe brezat që do të vijnë, duke ju rikthyer shpresën për një të ardhme të sigurtë.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...