Nënkryetari i LSI Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ministrja Ogerta Manastirliu flet për realitete të vdekura imagjinare
Vasili thekson se kur ministrja thotë se mjekët e infermierët po korrin suksese, ata në fakt duan vetëm të ikin nga vendi.
Për ta ilustruar, Vasili ka postuar një shkrim të Gazetës Shqiptare, ku flitet për ikjen e mjekëve.
Postimi i Petrit Vasilit:
Per te gjithe, ata qe genjejne pa u skuqur dhe qe flasin per nje shendetesi imagjinare ju ftoj ta rilexoni kete lajm te disa muajve me pare.
Kjo vlen edhe per te gjithe te pacipet, qe mashtruan te madh e te vogel me Shendetesine Falas.
Le te vazhdojne te mbledhin “shpirtra te vdekur” dhe realitete te vdekura inekzistente.