Eurostat:Ushqimet në Shqipëri, më të shtrenjtat në rajon, rekord qumështi e djathi, si krahasohemi me Europën

Tuesday, 25 August 2020 10:10

 

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri kushtojnë sa 81% e mesatares së Bashkimit Europian, sipas tabelave të publikuara nga Eurostat.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria i ka ushqimet më të shtrenjtat. E dyta më e shtrenjtë pas Shqipërisë është Serbia, me 77.1% të mesatares së BE-së, Mali i Zi (76.6%), Bosnja (74.5%).

 

Më të lirat, ushqimet janë në Maqedoni, me 60% të mesatares europiane.

Për bukën dhe drithërat, Shqipëria renditet e treta më e shtrenjta (69.7% të mesatares europiane), pas Malit të Zi (73%) dhe Serbisë (70%). Sërish, buka është më e lirë në Maqedoni, me 56.7% të mesatares europiane.

Sa i përket mishit, Shqipëria është sërish më e shtrenjta në rajon, me 72% të mesatares europiane. Më i lirë mishi është në Mal të Zi dhe Maqedoni (61.8%).

Ndonëse një vend bregdetar, peshku në Shqipëri më është i shtrenjtë se në gjithë vendet e tjera të rajonit, me 82.5% të mesatares së BE-së. Në Maqedoni, kushton sa 61.7%.

Rekord vendi ynë mban dhe për qumështin, djathin dhe vezët, që janë pothuajse sa mesatarja e Bashkimit Europian (97.9%). Produktet e bulmetit janë shumë më të shtrenjta se në Serbi (86.7%), Mali i ZI (83.3), Bosnjë (80.4), Maqedoni e veriut (70.3).

Përveçse ka çmime të shtrenjta të ushqimeve, shqiptarët kanë dhe të ardhurat më të ulëta në rajon, çka bënë që ata të kenë dhe peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime, me 44% të totalit, nga 12% që është mesatarja e BE-së dhe rreth 30% për vendet e tjera të rajonit.

Në Europë, më e shtrenjta për ushqimet është Zvicra, me 166% të mesatares europiane. Edhe për bukën, sërish është Zvicra më e shtrenjta (154%). Sidomos mishi kushton shumë në Zvicrës, me 234%.

Pas Zvicrës për shtrenjtësi të ushqimeve renditen Norvegjia, Islanda, Danimarka, Luksemburgu, Austria, Finlanda, Franca. /Monitor/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...