Për të katërtën ditë po vijon zjarri në pyjet me pisha të buta në zonat e thella të Roskovecit e Patosit , ndërkohë që burime nga zjarrëfikset pohojnë se zjarri po shkon drejt fshatit Lofkënd të Mallakastrës.
Zjarri ne Drenie ka shkrumbuar afersisht 100 ha pyll me pishe te bute. I ndihmuar nga era ai po perparon e po shkone drejt fshatit Lofkend te Mallakastres. Zjarrfikesit po “luftojne” me flaket per ore te tera edhe pse me automjete e helikoptere zjarri ende nuk eshte shuar.
Terreni është shumë I thyer, malor, automjetet zjarrëfikse nuk shkojnë deri afër zjarrit. Zjarrëfiksit po shuajnë zjarrin me mjete rethanore. E njajta situatë po vazhdonë edhe në zonën e Vloshit të Roskovecit ku edhe në këtë zonë me pisha të buta sipërfaqja e djegur I kalonë të 100 hektarët.
Burime nga zjarrëfikset pohojnë se ky zjarr i përmasave të këtilla mund të ketë qënë një zjarrëvënie e qëllimëshme. Gjithësesi është policia vendore e Fierit dhe prokuroria të cilat po hetojnë rrethë kësaj ngjarje.