Shkollat/Eksperti Qamil Dika: Testimi falas i mësuesve garanci minimale për shëndetin e tyre dhe nxënësve

Diel, 30 August 2020 11:10

Nga Dr.Qamil Dika

TESTIMI FALAS I MESUESVE PER COVID 19 PARA SE TE FILLOJE VITI I RI SHKOLLOR, DOMOSDOSHMERI DHE GARANCI MINIMALE PER SHENDETIN E MIJERA MESUESVE DHE NXENESVE.
Me rifillimin e vitit te ri shkollor Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk ka parashikuar asnje skenar se si mund te mbroje shendetin e
40 000 mesuesve nga koleget e tyre te cilet jane potencialisht te infektuar nga COVID 19 pergjate kesaj periudhe.
Mijera prej tyre (kryesisht ata te grup moshes 50 - 65 vjec) kane patologji bashkeshoqeruese te cilat perbejne risk te larte per nderlikime te metejshme dhe me pasoja shume serioze per jeten e tyre ne rast infektimi me COVID 19.
Shume prej tyre mund te jene pacient kronik qe trajtohen dhe marrin mjekime ne menyre periodike.
Mbi kete grup vulnerabel i cili mund te rezultoje tejet fatal jo vetem ne drejtim te shtimit te numrit te infektuarve por edhe ne drejtim te shtimit te numrit te vdekjeve ne popullate, nuk eshte komunikuar asnje databaze apo plan i qarte nga strukturat shteterore perkatese mbi ruajtjen e shendetit te mesuesve dhe punonjesve te tjere ne shkolla.
Vende te tjera fqinje kane parashikuar nje plan te qarte masash per ruajtjen e shendetit te nxenesve dhe mesuesve, ku perfshihet edhe testimi falas per COVID 19 per mesuesit se paku para se te nisi fillimi i vitit te ri shkollor.
Asnje qartesim nga strukturat perkatese nuk ka ne lidhje me keto ceshtje:
1. Sa eshte perqindja e mesuesve qe i perkasin grup moshes 50 -
65 vjec?
2. Sa nga keta jane paciente kronike ( me semundje qe kane risk te
larte ne rast prekje me COVID 19) te cilet trajtohen per
patologjite e tyre?
3. A do t’i behet tamponi dhe analizat serologjike FALAS mesuesve
para se te filloj shkolla (duke garantuar keshtu mos kontaminimin
e kolegeve dhe nxenesve)?
4. A do te behet kjo ne menyre periodike tamponi dhe analizat
serologjike FALAS mesuesve deri kur te vaksinohet popullata?
5. A duhen lejuar ky grup mesuesish “paciente” te rifillojne vitin e ri
shkollor ne keto kushte specifike pa i garantuar atyre te pakten
testimin falas per komunitetin ku ata punojne?
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...