Speciale/Qerbelaja,mësim aktual historie, homazh ngadhënjyes i njerëzimit për liri e demokraci…

Premte, 04 September 2020 17:30


Nga Ferdinand Samarxhi
“Mjeshtër i Madh”

NË VEND TË EPILOGUT…
Fundgushti kujton histori… Qerbela. Gjakderdhje. 72 dëshmorë. Prijës heronj, Imam Hysen, Abaz Ali. Ujdhesë arabike. Sundim jezitërish, mavish. Kohë diktaturash famëkeqe. Mynxyrë jete. Gllabërim shpirtëror zotash. Opskurantizëm i gjallë. Mjegullnajë e zezë shpirtërore. Egërsi barbare. Luftëra të egra. Përgjakje. Histori. Qerbela. Epope ngadhënjyese lirie, emancipimi njerëzor.

Engjëll që m’u qase pranë, Nga i madhi Zot, Pse më rrëfen Qerbelanë? A do të derth lot?

Shekulli VII. Qerbelaja hyri në histori si një epope për liri, demokraci, emancipim njerëzor i kombit arab në ujdhesën e tij. Këtu do të nisë historia për demokraci e kombit arab, nën ujdhesën e tyre arabike.

Diktaturë famëkeqe e Jezitit të Mavisë. Dypushtet, administrativ-politik, fetar i tij. Ekstreme kanibale të kohës. Foshnja therej po të lindte femër apo groposej e gjallë. Imam Hyseni do të lindë, luftojë si luftëtar, prijës, strateg për emancipim njerëzor. Njerëzit, ende në padituri, të mos besojnë në vullnete zotash e idhujtarësh, por t’i drejtohen një Zoti të vetëm, Allahut të madh. Imam Hyseni do të luftojë për të drejta themelore të jetës. Femra të jetojë, gëzojë jetën e saj, njëlloj si krijesë e barabartë.

Që në fëmijëri, Imam Hyseni, krah për krah të atit, Imam Aliut, do të luftojë në luftën e Xhemelit, Sifinit dhe Nehrevanit. Islami, besim si gjithë të tjerët, i barabartë mes tyre. Të gjithë të besojmë, jo zotave, një Zoti. Imam Hyseni do të evokojë për kohën tek arabët një shpresë. Shpresë, që do të posedojë besimin në një Zot të drejtën hyjnore, kundër diktaturës së Jezitit të Mavisë, kanibalizmit të jetës, ujdhesës arabe. Së bashku më vëllanë e tij, Imam Hasanin, gjithë Ehli- Bejtin, Imam Hyseni përjeton ndodhi të shumta në Medinë, ku lufta ishte më e ndjeshme për mbrojtjen e islamit. Ata ishin në ballë si strategë të përhapjes, mbrojtjes së tij, besimit në një Zot të vetëm.

Politika obskurantiste e diktaturës së Jezitit Mbret, kanibalizimi që përjetojnë arabët nuk do të pranohet kurrë nga shenjtori Imam Hyseni. Medina dhe më vonë Meka do të bëhen për të qëndresa dhe vendi i banimit të tij, ku ai do të vazhdojë luftën e tij më shumë dhe në kushte më të vështira. Duke qenë se ujdhesa arabike përjetonte dhe ishte në prologun e ndryshimeve të mëdha të mosbesimit të idhujtarive dhe fillimit të një besimi të vetëm, islamit, që shihej si një dritë për jetën e njerëzve; Ai do të evokojë dhe mëkojë në të gjithë arabët islamin, si besim që duhet përqafuar dhe se kjo do të arrihej vetëm kundër diktaturës së kohës, që ishte mishërim i obskurantizmit dhe idhujtarive, Jezitit të Mavisë.

Kufa përjetonte më shumë ndryshime që kishin lind në vendet arabe dhe që banorët e saj ishin më të prirur për këto ndryshime.

Imam Hyseni, duke qenë se në Kufë, ziente lufta midis besimtarëve dhe jobesimtarëve, pranoi kërkesat e shumta të banorëve të Kufës dhe sheitëve të Irakut, që të vinte e të vihej në krye të tyre për të përmbysur diktaturën.

Dërgimi i letrave, pranimi i kërkesave të tyre, marrjes së besës nga banorët e Kufës dhe të Basras, nëpërmjet Myslym Akilit, përfaqësuesit të denjë të tij, në ditën e tetë të muajit Dhihixhe të vitit Hixhri la Mekën dhe iku në drejtim të Irakut.

TRADHTI, TRAGJEDI E BESËS

Tradhtia, prishja e besës e banorëve të Kufës, martirizimi i Myslym Akilit tensionoi situatën, e përshkallëzojë atë, kur ende kushtet dhe Imam Hyseni nuk ishin përgatitur për luftë. Imam Hyseni, duke udhëtuar drejt Kufës, para se të arrinte në këtë qytet, u gjend i papërgatitur, i rrethuar pabesisht nga një ushtri më një numër të madh të dhjetëra e mijëra, të falangave të ushtarëve, të drejtuar nga Jeziti i Mavisë, përballë 72 shokëve, bashkëluftëtarë të tij, që nuk ishin nisur për luftë, por vetëm për t’u bashkuar me lëvizjet dhe për t’i drejtuar më vonë ato.

Megjithëse ishte strateg që po përgatiste të drejtonte lëvizjet për ndryshim në ujdhesën arabike, luftëtari për drejtësi, Imam Hyseni, do t’u drejtohej banorëve të Kufës me masazh paqeje: “O ju kombi mundimdhënës! Nuk keni frikë nga Perëndia, e cila popullin e Firaunit e mbyti në ujërat e Nilit dhe ngatërrestarët e Filit i vrau me gurë me anë të zogjve Ebalil?

A keni frikë prej atij Zoti, që zhduku malësorët e popullit Lut, ndërsa kundërshtarët e Profetit Nuh i bëri të vuajnë? O ju gjakpirës! Në qoftë se besoni në atë Perëndi dhe te Profeti që është gjyshi im, hiqni dorë nga këto të këqija që po bëni. Mendoni fundin e jetës suaj. Pra, jepuni fund veprave të këqija, duke më lënë të lirë të shkoj bashkë me fëmijët dhe gratë nga ana e Arabisë ose Rumisë e t’ju liroj juve viset e Arabisë dhe tokën e Hixhasit e të Ebabilit. Në qoftë se nuk do t’i pranoni këto fjalë dhe në qoftë se medoemos doni të luftoni me mua, atëherë të paktën dilni një nga një në fushën e luftës…”

Më ç’do an’ i ka rrethuar Kombi faqezi, Komb’i lik i mallëkuar, Posi mizëri!

Të rrethuar, të tradhtuar pabesisht, falangat e Jezitit të Mavisë, përsëri çnjerëzisht shkelin ligjet e luftës. I vetmi burim jete, uji, për të mbijetuar, Eufrati, helmohet nga mizoritë e Jezitit të Mavisë. Luftëtarët e Qerbelasë, për 10 ditë me radhë luftojnë pa vënë bulën e ujit në buzë, deri në pikën e fundit të gjakut, me prijësin e tyre Imam Hysenin,

Ujët ua kanë prerë Janë në shtrëngim, Si të varfër e të mjerë. Në zi, në hidhërim Frat, o more lum’i shkreti Mos këndo pa qaj, Derth lot e rënko për jetë,…

Siç tregon legjenda e shkruan historia, Abaz Aliu, heroi i luftës së Qerbelasë, duke parë buzët e thara të foshnjave, lotët e tyre, si tribun hero, do të çajë rrethimin për t’i mëkuar ato.

Nëpër mest të ushtrisë Të armikut shkon, Shërbtor’e njerëzisë Shigjeta s’e çpon Është nder’i trimërisë Zoti e mburon. Ç’ikën ay kal’i shkretë, Mi dhë nuk shkel Nga potkonjtë q’ikën shpejtë Zjar e flak’i del!

Abaz Aliu, si shenjtor me një kacek për të mëkuar foshnjat me ujë, erdhi në Dodonë, tempullin e lashtë të saj, të Jupiterit Thesprot, siç thotë Eskili, babai i historiografisë së vjetër

helene, në veprën e tij “Prometeu i lidhur”, shekulli V p.e.s. fq.800: “… Kur ju të keni arritur në tokën e molosëve të Dodonës së Sipërme, ka një Orakull të Jupiterit Thesprot …”. Në librin VI, VII, Eskili shprehet se tempulli i Dodonës gjendet në majë të një mali të lartë, që është Tomorri i sotëm, që do të marrë pas ardhjes së tij në këtë vend të shenjtë emrin e tij, që quhet sot: Tempulli i Dodonës së lashtë Pellazgjike, të tokës së molosëve, Orakulli i Zeusit, tempulli i sotëm Abaz Ali.

Ç’ësht’ ay që shkon kaluar, Ikën si veriu, Me dy-tri foshnja nër duar? Ësht’ Abas-Aliu! I ka marrë etja shumë, E qajnë me lot!

Abaz Aliu erdhi në Tomorr, në tempullin e lashtë të Jupiterit Thesprot, për të mëkuar foshnjat, për të shenjtëruar më tej këtë vend të shenjtë.

Abaz Aliu zu’ Tomorë, Erdhi afër nesh, Shqipërija s’mbet e gjorë, Se Zoti, atë’e desh.

MARTIRIZIMI I IMAM HYSENIT…

20 tetor 680. Në Qerbela, në Irak, ra heroi. Fusha u skuq. Gjaku u derdh e u shkrua historia. Diktatura u mund. Triumfoi dhe vijimësoi familja e Ehli- Bejtit.

O moj fushë e Qerbelasë! Që më rri ndër sy, Plot me gjak t’ Ali-Abasë, Vallë ç’ësht’ ay? Hyseni desh njerëzinë Dhe për të u vra Për të shpëtuar njerinë Ra në Qerbela.

MATEMI, AGJËRIM SHPIRTËROR, PA UJË, SI LUFTËTARËT E QERBELASË NË BETEJË…

Zemrat njerëzore të besimtarëve ende lotojnë për gjakun e heronjve, që ranë dhe skuqën Qerbelanë. Me sytë e zemrës së tyre, ende vuajnë për gjakun e trimave që u derdh në emër të një lirie, në emër të një jete. Gjatë 10 ditëve, besimtarët bektashianë myslimanë, alevianë, kudo që ndodhen në botë, në më shumë se 31 vende ku janë dhe gjenden veprat e kultit të tyre, teqetë, tyrbet, mekame, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Greqi, Bullgari, Rumani, Hungari, Egjipt, Turqi, Irak, Iran, Afganistan, Azerbajxhan, Turkmenistan, Taxhikistan, Pakistan, Rusi, Kinë, ShBA, Kanada, Australi, Francë, Belgjikë, Holandë, Zvicër etj., përkujtojnë në shenjë zie 72 luftëtarët, dëshmorë të rënë, heronj në Qerbela, me në krye prijësin e tyre, shenjtorin Imam Hyseni.

Ashtu si dëshmorët e Qerbelasë që luftuan për 10 ditë në zjarrin përvëlues të shkretëtirës pa bulën e ujit në gojë, duke derdhur gjakun e tyre, duke rënë heroikisht në fushën e betejës në Qerbela, në këto 10 ditë, për përshpirtje të tyre, bektashianët në të gjithë botën mbajnë zi për ta, mbajnë matem, nuk pinë ujë. Këto ditë, bektashinjtë e të tjerë mblidhen në teqetë e ndryshme, ku udhërrëfyesit (klerikët) lexojnë me zë të lartë “Hadikanë”, Qerbelaja, pabesi, tradhti e përgjakshme… bëjnë ritualin e përditshëm, duke përkujtuar vuajtjet e profetëve, ngjarjen tragjike të Qerbelasë, luftën, sakrificën, vetëflijimin e tyre për të fituar liritë e shenjta të jetës, në shërbim për të mirë të njerëzisë, duke predikuar rrugën e drejtësisë, paqes, vëllazërisë, përsosmërisë shpirtërore, njerëzore. Nata e parë u kushtohet vuajtjeve të profetëve: Adem, Nuh, Ibrahim, Jusuf, Musa dhe Krishtit. Të dytën për Profetin Muhamed (a.s); të tretën për Imam Aliun; të katërtën për Imam Hasanin; të pestën për lindjen dhe jetën e Imam Hysenit; të gjashtën për ikjen e tij nga Medina në Mekë; të shtatën për vrasjen e Myslym Akilit dhe dy djemve të tij, Myftarin, Ibrahimin; të tetën për nisjen e Imam Hysenit për në Kufë; të nëntën për mbërritjen e tij në Qerbela; natën e dhjetë për martirizimin e tij dhe të dëshmorëve të tjerë që derdhën gjak, ranë heroikisht dhe shkuan në Ahiret(Parajsë), buzëtharë, buzëçarë nga etja.

ASHURJA, VENERACION PËR LUFTËTARËT E QERBELASË

Ashurja, përfundim i zisë, përshpirtje lavdie për dëshmorët e Qerbelasë. Dhjetë ditë, gjithandej liturgji. Mjediset bektashiane, teqe, tyrbe, mekame. Besimtarët pinë ujin e jetës, sherbetin. Të dhjetën ditë, ashurja në zjarr. Gjithë natën, deri në agun e ditës së nesërme. Dita e dhjetë, ashure për përshpirtje të luftëtarëve të Qerbelasë, përkujtim i jetës dhe i ushqimit të tyre, të cilin e gatuan me mbetjet e gjërave që patën me vete gjatë udhëtimit në Kufa. Grurë, qiqra, soji, fasule, bathë, misër, fiq, rrush të thatë, mollë, arra, mjaltë, musht, kanellë etj., që përbëjnë rreth 40 përbërës të prodhuar nga toka.

Te lindja, siç ndodh me embrionin e grurit, shumimin e tij, bektashinjtë shohin filozofinë e vazhdimësisë, të familjes së Ehli-Bejtit. Pas liturgjisë, kryerjes së ritualeve, populli, besimtarët bëjnë vizita. Përkujtojnë me veneracion heroin e Qerbelasë, Imam Hysenin dhe 72 dëshmorët e tij që u vetëflijuan, gjer në sakrificën njerëzore, sublime, për mbrojtjen e idealeve të jetës.

Dita e dhjetë, ceremoni kremtimi për përshpirtje, Dita e Ashures. Kryegjyshi Botëror, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, drejton ceremonitë për të gjithë besimtarët e botës. Mesazhi i tij: “Qerbelaja, epope e luftës së njerëzimit për liri, demokraci, prosperitet dhe emancipim njerëzor”.

Modifikuar më Premte, 04 September 2020 18:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...