Gazetari Ferdinand Samarxhi i ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka folur për Nënë Terezën dhe përkujtimin e saj në Ditën e Shenjtërimit më 5 shtator, një ditë më parë.
Samarxhi thotë se Nënë Tereza është pjesë e gjenezës që na çon tek krenaria e kombit shqiptar, pasi ajo ishte simbol i botës duke kaluar mbinjerëzoren pasi ndihmonte të varfërit, të harruarit dhe të pashpresët.
Më tej gazetari thekson se ajo vetë kishte shumë krenari për origjinën e saj, dhe kur erdhi në Tiranë 30 vite më parë, erdhi për ide të madhe, por ia ndaloi Ramiz Alia duke i përmendur Kushtetutën që me ligj e cilësonte Shqipërinë një vend ateist.
Ai kujton se në atë kohë, e ka pritur vetë Nënë Terezën në një kohë kur kishte filluar era e ‘revolucionit’, por ajo mbeti pasaportë e kombit shqiptar në botë.
” Kemi gjenezë të ndritur. Shkrimtarët e vjetër grekë e lartësojnë historinë tonë. Ne kemi Kodikët e Beratit që janë vepra më e rrallë në botë. është në kohën që sapo Jezusi përhapi lajmin e mirë, kombi jonë e përqafoi.
Dëshmi tjetër e madhe për kombin tonë. Nga ky trung kreshnikësh ka lindur dhe heroi Skënderbeu. Edhe Nënë Tereza, jemi populli i Nënë Terezës. Kjo gjenezë na çon tek krenaria e kombit tonë. Simbol i gjithë botës.
Nënë Tereza lindi për ideale të mëdha. Doli mbi njerëzoren. Ajo iu dedikua mbinjerëzores. Iu dedikua atyre që nuk i do kush, nuk i sheh kush. Braktisja thoshte ajo është varfëria më e lartë. Vetëm dashuria thoshte ajo, do e bëjë botën më të mbarë. Që kur lindi, bekimi i saj, lindi për ideale të mëdha. U frymëzua nga aspiratat e Jezusit.
Pra janë dy personifikime kaq të mëdha. Si Jezusi shkoi në kryq për mëkatet, Nënë Tereza i përshpirtet të varfërve. Ajo tregon që për jetën duhet sakrifikuar. Një gazetar amerikan kur e gjeti Nënë Terezën duke u shërbyer lebrozëve, i tha se nuk do e bënte këtë gjë as për 1 milionë dollarë. Ajo i tha se
Nënë Tereza ndali luftra, mes Izraelit dhe vendeve arabe. U bë legjenda e shekullit.
Ajo kishte shumë krenari për atë origjinën e saj.
Kam pasur fatin ta pres për herë të parë Nënë Terezën në Shqipëri. E kam shoqëruar, dhe ajo erdhi për një ide të madhe. Kishte filluar era e revolucionit në Shqipëri,për heqjen e komunizmit. Ajo donte të hapte misionet e saj, por Ramiz Alia i përmendi Kushtetutën, s’na e lejon se është vend ateist.
Nënë Tereza është një pasaportë e kombit tonë.”- tha Samarxhi.