Tritan Kalo:Respektoni rregullat, kemi ende udhë për të bërë në përballjen me koronavirusin!

Hënë, 07 September 2020 08:07

 

Teksa Shqipëria mbylli një tjetër javë të vështirë të koronavirusit, mjeku i njohur infekisonist, Tritan Kalo, siguron qytetarët se mantelbardhët janë kurdoherë në krye të detyrës për t’iu shërbyer në çdo rast.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Kalo shkruan se të gjithë qytetarët duhet të jenë më shumë të ndërgjegjshëm dhe të tregojnë përkujdesje ndaj vetes e të afërmve të tyre.
Sipas mjekut, nuk është aspak e vështirë dhe e pamundur të zbatosh rregullat, pasi ka ende rrugë për të bërë në përballjen me koronavirusin.
Mesazhi i Kalos:
KOHË KOVIDIANE….Fundjavë 5–6 Shtator 2020….Prej regjistrimit të rasteve të para të infektuara nga Sars-Cov2/Covid-19, në kalendarin e Mantelbardhëve e jo vetëm të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive/Covid-1 në QSUT “Nënë Tereza”, janë hequr fundjavat dhe ditët e Festave…..Një ekip që përparësi të tij ka Punën, Profesionalizmin dhe Përkushtimin, për t’i shërbyer mundësisht sa më mirë të sëmurëve të prekur nga kjo “flamë mbarëbotërore”…..Puna e konceptuar dhe e zbatuar si një ekip i vetëm, ka dhënë, po jep dhe kurdoherë do të japë më shumë frute, në dallim me protagonizmin individual jo të rrallëshfaqur në këto muaj të Pandemisë….Jemi kurdoherë për ju në krye të MISIONIT tonë FISNIK….

Nga të gjithë JU kërkojmë më shumë NDËRGJEGJËSIM e PËRKUJDESJE ndaj vetes, si dhe KUJDES ndaj të afërmve tuaj kudo dhe për çdo çast….NUKU është aspak e vështirë dhe e pamundur zbatimi i rregullave të higjenës individuale, kolektive dhe të mjedisit ku gjallojmë, distancimi fizik kur është e mundur, si dhe mbajtja e maskave në mjediset e mbylluara ose aty ku ka grumbullime….KEMI ende udhë për të bërë në përballjen me sfidën Sars-Cov2/Covid-19, ndaj KURRË mos e humbisni mirëbesimin ndaj punës dhe profesionalizmit tonë….KUJDES e DROJË po e vetëm po, PANIK jo e vetëm jo…JU DUAM dhe shpresojmë shumë në mirëkuptimin tuaj të kurdokohshëm….Together forever!!!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...