Shqipëria shkeli direktivën e BE-së për hidrocentralin e Poçemit

Tuesday, 15 September 2020 18:48

Sekretariati i Traktatit për Energjinë në Vienë njoftoi se ka hapur hetim të thelluar për Shqipërinë pasi një vlerësim paraprak gjeti që qeveria e kryeministrit Edi Rama shkeli direktivën e Bashkimit Europian për vlerësimin e ndikimit në mjedis kur i dha me koncesion të pakërkuar një kompanie turke të drejtën për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit mbi lumin Vjosë.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë i dërgoi një letër qeverisë shqiptare të martën ku i kërkohet të përgjigjet për akuzat se qeveria shkeli rregullat e Bashkimit Europian në dhënien e kontratës së Poçemit, të cilat janë detyrim ligjor për shkak të Traktatit të Energjisë në të cilën Shqipëria është palë.

“Sekretariati paraprakisht gjeti se procedurat administrative të kryera për projektin ishin jo në përputhje me kriteret e Direktivës 2011/92 të BE-së, në veçanti në lidhje me kërkesat e Direktivës për përmbajtjen e raportit mjedisor dhe kërkesat për konsultim publik,” njoftoi Sekretariati në një deklaratë për shtyp.

“Duke dërguar letrën fillestare, Sekretariati nisi një procedurë paraprake, synimi i të cilës është t’i japë Shqipërisë mundësinë të reagojë ndaj akuzave për shkelje të ligjit të Komunitetit të Energjisë brenda dy muajsh dhe t’i mundësojë Sekretariatit të kuptojë rrethanat e plota të çështjes,” vijon më tutje deklarata.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama pranoi një ofertë të pakërkuar për koncesion nga një kompani turke në vitin 2016 e quajtur Çinar-San Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm Sanayi Ve Ticaret Limited Şirketi, për ndërtimin e një hidrocentrali me fuqi të instaluar 50 MW dhe me prodhim të projektuar vjetor prej 200 milionë kWh. Nëse do të bëhet realitet, shitja vjetore e energjisë mund t’i japë kompanisë rreth 10-20 milionë euro në vit, në varësi të çmimit të energjisë.

Aktivistët mjedisorë kanë luftuar qeverinë me protesta dhe me procese ligjore të ndryshme që nga viti 2016. Aktualisht kompania koncesionare ka krijuar një kompani të veçantë për ndërtimin e hidrocentralit e quajtur Kovlu energji. Kjo e fundit është nën pronësinë e AYEN ENERJI dhe dhe CINAR ndërsa në mars 2017, në këtë kompani ka hyrë si aksioner me 5% shtetasi shqiptar Genti Malko, i cili ka paguar për këtë kuotë kapitali 70 mijë lekë të rinj.

Projekti i Poçemit u bllokua fillimisht në maj 2017 kur Gjykata Administrative e Tiranës shpalli absolutisht të pavlefshme kontratën koncesionare të firmosur nga qeveria.

Lumi Vjosa kërcënohet aktualisht nga dy projekte, Poçemi dhe Kalivaçi.

Sekretariati i Energjisë me seli në Vienë mbikëqyr zbatimin e Traktatit për Krijimin e Komunitetit të Energjisë të firmosur në Athinë në vitin 2005, në të cilin, BE-ja dhe vendet fqinje me të, përfshirë vendet e Ballkanit dhe ato të Detit të Zi, u angazhuan të krijojnë një treg të përbashkët energjie të mbështetur në rregullat e brendshme të BE-së për tregun e energjisë./ BIRN

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...