Dita e shtatë e grevës në Ballsh, rëndohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve

Diel, 04 October 2020 18:26

 

Prej një javë kur kanë nisur grevën e urisë, gjendja shëndetësore e naftëtarëve të Ballshit paraqitet e rënduar.

Edhe në ditën e shtatë, të pangrënë, shprehen të bindur t’i shkojnë deri në fund kërkesës për të marrë pagat e prapambetura.

 

“Gjendja e grevistëve është e rënduar nga mbrëmë. Por kauza e naftëtarëve është e qartë. Kjo është një kauzë që ka kaluar në ekstrem.”

Institucionet vijojnë heshtin, por naftëtarët theksojnë se nuk dorëzohen.

“Nuk ka pasur ansjë reagim dhe ne jemi shumë të zhgënjyer. Ne do të vdesim këtu, qeveria të bëjë sehir.”

Deri më tani një prej grevistëve është shtruar në spital, por për shkak të frikës dhe prej covid-19 grevistët nuk pranojnë të kenë mjekë në ambientet ku qëndrojnë.

“Erdhën dje këta të shëndetësisë na matën tensionin. Jemi shumë të lodhur.”

Janë rreth 900 punonjës të Rafinerisë së Ballshit dhe Uzinës së Poçemit që kërkojnë pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës. /Ora News

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...