Pastrim parash në kohë pandemie: Bumi i pasurive të paluajtshme kapi rekordin në prill.

Hënë, 05 October 2020 08:18

 

Nëse ka pasur një sektor që nuk ka pushuar asnjë ditë gjatë kulmit të pandemisë, kur pothuajse të gjithë ishin të mbyllur në shtëpi, vetëm pak dyqane ishin hapur dhe bankat punon me orar të kufizuar vetëm për shërbime të domosdoshme, ka qenë ai i aktivitetit të pasurive të paluajtshme.

Të dhënat zyrtare të INSTAT bëjnë të ditur se në tremujorin e dytë 2020, aktiviteti i pasurive të paluajtshme arriti një nivel historik të lartë, të paktën që nga fillimi i vitit 2008, kur raportohen të dhënat

Sipas INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto me çmime korente, i papërshtatur sezonalisht, për aktivitetin e pasurive të paluajtshme ishte gati 26 miliardë lekë, ose rreth 210 milionë euro, me një rritje të ndjeshme nga tremujori i parë 2020 (shih grafikun e parë). Në fakt, të dhënat e INSTAT tregojnë se ky sektor ka shënuar një rritje të fortë që nga tremujori i parë i vitit 2018.
Në tremujorin e dytë 2020, ekonomia ra me 10.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas INSTAT. Tkurrje kishin të gjithë sektorët, me përjashtim të bujqësisë që u rrit me 2.6% dhe aktivitetit të pasurive të paluajtshme, që u zgjerua me 5.5% (shih grafikun e dytë).

Ekspertët: 60-70% e blerjeve bëhen nga paratë informale

Në Tiranë po lartësohen çdo ditë qiellgërvishtësit, ndërsa çmimet kanë arritur deri në 4 mijë euro për metër katror. Sipas Collier International, më i shtrenjti në rajon është Beogradi, me apartamente që arrijnë deri në 5,500 EUR/ për apartamente të cilësisë së lartë, kryesisht shumë pak në numër dhe në projekte me zhvillues të huaj.

Stela Dhami, drejtore menaxhuese e Collier International thotë se “Në Shqipëri krahu i lartë i çmimeve u përket kryesisht projekteve të reja në proces zhvillimi e sipër në qendër të kryeqytetit dhe realizimi me sukses i tyre do te varet nga shitja duke pasur parasysh faktorë si tkurrja e popullsisë për shkak të emigracionit të theksuar vitet e fundit, pasojave të COVID që shkaktoi humbje të 50,000 vendeve të punës dhe një shtresë të mesme të lartë që e ka të vështirë ti përballojë të tilla shpenzime. Pra Shqipëria ka një boshllëk të stokut për një shtresë të mesme të punësuar të cilët synojnë dhe përballojnë shpenzime mesatare për banesa deri në 1,000 EUR/m2”.

Një apartament prej 100 metra katror në qendër të qytetit kushton midis 350-400 mijë euro, një shumë e lartë për një vend që është ndër më të varfrit e Europës.

Nga po financohet ky boom i pasurive të paluajtshme, që nuk përligjet me realitetin e një ndër vendeve më të varfra të Europës, që ka të ardhura për frymë sa 31% e mesatares europiane?!

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se huaja e re për blerje banesash në periudhën prill- qershor ishte rreth 5 miliardë lekë (40 mln euro), duke shënuar një rënie prej 26% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ekspertët e pasurive të paluajtshme kanë pohuar më herët për Monitor se pjesa më e madhe e apartamenteve të shtrenjta po financohet nga burime informale.

Ylli Sula, botues i “Çelësit” dhe indeksit “Keydata Albania”, pohon se 70% e këtyre pronave po financohet nga paraja “gri”, që nuk buron nga tregu i institucionalizuar, por nga fenomene, si: korrupsioni, evazioni, trafiku.

“Rreth 90% e fashës së njerëzve të pasur në Shqipëri e kanë ezauruar investimin personal për shtëpi të parë dhe të dytë luksoze këto vitet e fundit. Blerjet që bëhen tani në zonat luksoze, nuk kanë logjikë ekonomike.” Sipas tij, nëse rreth 30 – 40% e këtyre blerjeve, që nuk janë të bazuara në logjikë ekonomike, po bëhen nga të pasurit e këtij vendi, atëherë 60-70% i mbetur rezulton të bëhet nga një kategori tjetër, e cila nuk i përfshin të pasurit që investojnë për shtëpi luksoze, as investitorët. “Duke qenë se të gjithë e dimë se sa janë të ardhurat mesatare në vend, rezulton se këto blerje për pjesën e mbetur të bëhen nga paraja “gri”.

Të njëjtin qëndrim ndaj edhe Ilda Zaloshnja. “Këto çmime nuk janë për masat, pavarësisht se Tirana është një kryeqytet në zhvillim dhe duhet të ketë çmime në këto nivele për zonat elitare. Një arsye e këtyre çmimeve, përveç vendndodhjes së mirë të zonave, është edhe nga informaliteti, sidomos te blerësit. Ky fenomen po e mban gjallë tregun me çmime të larta”./MONITOR

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...