Greva e urisë e naftëtarëve të Ballshit është futur sot në ditën e nëntë. Kjo ka bërë që të përkeqësohet gjendja e naftëtarëve, të cilët nisën grevën e urisë, duke kërkuar pagat dhe vijimin e punës së tyre.
Stafi mjekësor i Ballshit ka mbërritur pranë grevistëve, por këta të fundit nuk pranojnë ndihmë prej tyre, pasi kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për t’i dhënë zgjidhje problemeve të tyre.
Ndërkohë, pritet të merret një vendim për të zëvendësuar grevistët që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Naftëtarët nuk kanë marrë ende përgjigje për zgjidhjen e situatës.