Shtohen mësuesit e infektuar në shkolla, koronavirusi hyn edhe në zyrat arsimore

Tuesday, 13 October 2020 08:07

 

Shtohen nga dita në ditë rastet e mësuesve të infektuar me koronavirus. Një ditë më parë rezultuan pozitivë dy mësues në shkollën “Adem Alushi” në Memaliaj, duke e çuar në tre numrin total të të prekurve brenda të njëjtit institucion arsimor.
Raste të konfirmuara pas zbulimit të një punonjësi në shkollë ka pasur edhe në një kopsht në Berat. Pas edukatores që u identifikua pak ditë më parë me COVID-19, rezultoi pozitive edhe sanitarja, çka ka çuar në mbylljen e institucionit.

I gjithë stafi i kopshtit “10 korriku” janë futur në karantinë, ndërsa ambientet janë dezinfektuar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me shkollën në Memaliaj. Por, ndryshe nga ç’pritej, nuk është numri alarmant i të infektuarve ai që ka kyçur shkollën. Vendimi unison është marrë individualisht nga prindërit e nxënësve, të cilët nuk kanë pranuar të nisin më fëmijët e tyre nga kjo e hënë, edhe pse ambientet mësohet të jenë dezinfektuar nga bashkia gjatë ditës së djeshme.

Mësimi në shkollë nuk është ndërprerë zyrtarisht, por pavarësisht kësaj, nga frika dhe pasiguria, prindërit kanë arritur në vendimin ekstrem për të ndërprerë shkollën, pa një afat të caktuar. Dhe nuk janë pak, por 270 nxënës të shkollës së integruar ku mëson cikli 9-vjeçar dhe ai i mesëm. Sikundër në institucione të tjera, COVID ka depërtuar edhe në zyra arsimore.

Në Kamzë, kreu i zyrës mësohet të jetë infektuar e madje ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore në spital. Në Zyrën Arsimore të Durrësit raportohet për tre punonjës me COVID-19, çka ka çuar në mbylljen e dyerve dhe izolimin e rasteve që kanë punuar ngushtë me të infektuarit. Për të siguruar vazhdimësinë e mësimit, qeveria ka marrë vendimin dhe ka siguruar fondin financiar për një mijë mësues me qëllim për të zëvendësuar ata që do të infektohen gjatë periudhës së pandemisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...