Në ditën e 14 të grevës së urisë së naftëtarëve në Ballsh, këta të fundit janë përleshur me forcat e policisë.
Naftëtarët janë grumbulluar përpara portës së Uzinës. Ata thanë se do të marrin librezat e punës. “Jemi pa bukë. Kërkojmë pronarin. Do të presim 10 minuta sa gjërat të marrin zgjidhje”, kanë thënë naftëtarët.
Uzina ruhet nga policët privatë, me të cilët naftëtarët janë përleshur. Naftëtarët bëjnë thirrje që të hapen portat e uzinës. Naftëtarët pretendojnë se brenda në uzinë nuk ka njeri, e prandaj duan të hyjnë brenda
Naftëtarët e Ballshit vazhdojnë grevën e urisë dhe janë në ditën e 14 të saj. Në mbështetje të tyre është vënë edhe Sindikata e Fermerëve të Bashkuar të Shqipërisë.
Kreu i Shoqatës së Fermerëve Eduart Sharka tha se janë në mbrojtje të naftëtarëve dhe se edhe fermerët kanë të njëjtat problematika me ta.
“Kemi ardhur t’i mbështesim në mënyrë simbolike fermerët. Greva është forma e fundit e protestës dhe ne mbështesim çdo vendim të ndërmarrë.
Do të jemi pranë naftëtarëve, pasi kanë të njëjtat problematika me ne. Edhe fermerët kanë të njëjtat shqetësime, pasi nuk kanë marrë lekët nga pikat e grumbullimit”, tha kryetari i Sindikatës së Fermerëve, Eduart Sharka