Situata nga COVID-19, gazetari: Rritet ngarkesa në dy spitalet COVID, mbi 5 mijë të prekur trajtohen në shtëpi, mjekimi i ndryshëm

Diel, 18 October 2020 11:55

 

Ngarkesa në dy spitalet COVID në vend është duke u rritur teksa janë rreth 260 persona të shtruar, pjesa më e madhe në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Kështu deklaroi gazetari Erjon Skëndaj, teksa raportoi për “BalkanËeb” nga spitali Infektiv për situatën e COVID-19.

 

Ai tha se në Infektiv dhe Sanatorium mendohet që numri është rreth 260 të shtruar, 170 në sanatorium dhe 80-90 në Infektiv por se një numër i madh, mijëra të prekur trajtohen në shtëpi me mjekime të ndryshme.

“Në Sanatorium numri i urgjencave në 24 orë llogaritet 16-17 urgjenca, 9 persona janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar. Në infektiv numri i urgjencave ka ardhur në rritje 8-9 urgjenca. Situata e ngarkesës ka ardhur drejt rëndimit, pasi ky spital ka rreth 90 shtretër. Janë rreth 5 mijë-6 mijë persona që kurohen në kushte shtëpie. Ka prej tyre që trajtohen me mjekim përmes recetave nga mjeku i familjes, që në shumë raste nuk ka vizita por dërgohen online. Këto receta kanë antibiotikë dhe kortizonikë, me doza të çuditshme me ndryshime nga mjek tek mjeku tjetër i familjes. Më shqetësuese është trajtimi me hollues gjaku, ndërkohë që mjekët thonë se holluesit e gjakut përdoren në mjekim spitalor. Nuk përdoret në fillim të trajtimit.

Plus mjekimeve ka raste të rënda që trajtohen në shtëpi me 1-2 apo 3 burime oksigjeni. Pra, situata të vështira, duke e kthyer shtëpinë në spital dhe ka nga ata që marrin dhe infermierë në shtëpi për shkak dhe të frikës së ardhjes në spital. Mjekët thonë se kurimi në shtëpi mund të rezultojë pozitiv por dhe shumë negativ pasi gjendja e pacientit mund të rëndohet dhe se pacientët shkojnë në spital me 50-60 të pulmonit të prekur duke e bërë më të vështirë shërimin. Ndërkohë ka dhe dhjetëra pacientë që trajtohen në spitalet turke. Kemi pasur dhe raste fataliteti në Turqi.
Ka disa muaj që MSH nuk flet fare për testimin serologjik, një testim i rëndësishëm që tregon se kush e ka kaluar COVID-19 dhe mund të jete dhurues i plazmës. Kjo nismë ka stopuar dhe nuk dihet se përse kjo analizë nuk kryhet më në shtet por vetëm tek operatorët privatë”, raportoi Skëndaj

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...