Devijimi i qarkullimit për shkak të punimeve në sheshin “Shqiponja” pritet të jetë një dhimbje koke për përdoruesit e automjeteve në Tiranë.
Siç shihet edhe në videon e siguruar nga OraNews.tv, që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, rruga dhe rrugicat e kryeqytetit kanë patur një fluks të madh makinash duke krijuar kaos dhe zhurmë për qytetarët.
Për shkak të punimeve në nyjen “Shqiponja”, duke nisur nga sot, do të ketë një riorientim të qarkullimit të automjeteve, të cilat hyjnë dhe dalin nga Tirana.
Për automjetet e emergjencave do të ketë një rrugë alternative, tha Verdho, teksa ju bëri thirrje drejtuesve të automjeteve që të aksesojnë rrugët alternative për të hyrë në Tiranë, siç është rruga Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë ose rruga që kalon përmes Ndroqit