Shqipëria e treta në Evropë për rritjen e çmimeve për ushqime në periudhën e pandemisë

Diel, 20 December 2020 13:20

 


Bazuar në të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave të Indeksit të harmonizuar të çmimeve (HICP) rezulton se ky indeks është rritur duke shënuar një ndryshim vjetor me 2.2%.

Kjo rritje i atribuohet me shume grupit ushqime dhe pije alkoolike me përkatësisht 4,7%. Gjithashtu, perimet kane shënuar një rritje të konsiderueshme me 13.7%

Rëndësia e këtij indeksi qëndron në mundësinë që krijon për të krahasuar ndryshimet e çmimeve mes vendeve të Evropës bazuar ne te dhënat e publikuara nga EUROSTAT.

Krahasuar me vendet e Evropës, Shqipëria zë vendin e tretë për rritjen e çmimeve të grupit ushqime me një rritje përkatësisht 4.8% duke lënë pas vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Rritja për Shqipërinë është me shumë se dyfishi i mesatares së vendeve Europiane. Serbia renditet e 9-ta për sa i përket rritjes se këtij indeksi ne grupin ushqime, dhe kjo si pasoje e politikave te duhura te aplikuara në kuadër të covid 19.

Kjo rritje e çmimeve te ushqimeve përben një shqetësim edhe me të madh, nëse mbahet parasysh fakti se 41% e shpenzimeve te familjeve shqiptare shkojnë për ushqim kundrejt 13% te mesatares se familjeve evropianë. Kjo rritjet e çmimeve të ushqimeve si dhe humbja e vendeve te punës si pasoje e Covid ka një ndikim të madh në jetesën e shume familjeve shqiptare me të ardhura të ulëta, të cilat zakonisht shpenzojnë shumicën e të ardhurave të tyre për ushqim

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...