Bie ndjeshëm numri i shtrimeve në spitalet COVID, gazetari: Nga 60 urgjenca në 24 orë, këtë javë 20. Qytetarët po vetë trajtohen në shtëpi

Diel, 20 December 2020 14:24

 

 

TIRANË
Një situatë më e qetë dhe e stabilizuar në spitalet COVID në Tiranë. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi nga Spitali Infektiv se situata e qetë me shifra të rëna duket dhe në urgjencat që vijnë.

“Në COVID 1 vijnë të gjitha urgjencat e Tiranës dhe Jugut të vendit. Ka rënie të ndjeshme të numrit të urgjencave, nga 60 në javën e dytë të nëntorit, aktualisht numri në 24 orë ka rënë në 20 urgjenca mjekësore. Në dallim nga nëntori, urgjencat që mbërrijnë janë në gjendje shumë të rëndë.
Nga informacionet konfirmohet se në spitalin COVID 2 janë 180 të shtruar nga 250 që është kapaciteti i shtuar. Në spitalin COVID 1 dhe COVID 3 ka një numër të barabartë shtretërish të zënë, nga 95 të shtruar. Rënie me 103 shtrime krahasuar me javën e dytë të dhjetorit. Nga data 6 deri në datën 12 ka pasur një numër shtrimesh relativisht të lartë.
Sot rreth 376 të shtruar, më shumë se 100 më pak. Rënie ka pësuar edhe mortaliteti. Në javën e dytë të dhjetorit nga data 6-12 dhjetor janë raportuar 100 fatalitete, 14 raste mesatarisht ditore. Ndërkohë tani raportohen 85 vdekje në harkun e 7 ditëve, pra 12 vdekje në ditë”, raportoi Skëndaj.

 

Gazetari shtoi më tej se qytetarët preferojnë të vetë kurohen në shtëpi deri në një gjendje të rënduar të shëndetit të tyre.
“Burime për Neës24, dhe deklaratat nga mjeku Ilir Allkja vërtetojnë frikën e madhe që e kemi thënë dhe më herët, faktin që qytetarët shqiptarë po qëndrojnë larg spitalit, po vetëkurohen në shtëpi dhe me oksigjen, vijnë në spital me 70-80 % të pulmonit të prekur nga COVID-19.
Në spitalet rajonale ke nga 10-15 të sëmurë, të cilët nuk vijnë në Tiranë për të mos rënduar sistemin spitalor”, deklaroi Skëndaj

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...