Tridhjetë vite nga eksodi i shqiptarëve në Itali, mediat përtej Adriatikut: Sot të dy popujt janë të pandarë

Saturday, 07 August 2021 18:11

 

Mediat italiane i kanë kushtuar reportazhe 30 vjetorit të eksodit të shqiptarëve në Itali.

Ishte 8 gushti i vitit 1991, kur anija tregtare Vlora, e ardhur nga Durrësi mbante në bord rreth 20 mijë shqiptarë, të cilët u larguan nga Shqipëria dhe u shfaqën në portin e Barit. Në bord kishte burra, gra, fëmijë, të cilët prisnin për fatin e tyre midis dy brigjeve të Detit Adriatik.

Anija Vlora!

 

Anija Vlora ishte një anije tregtare që mbante flamurin shqiptar. Më 7 gusht 1991, ajo sapo ishte kthyer nga Kuba, me një ngarkesë kallam sheqeri. Sapo mbërriti në Shqipëri ajo u mbush nga mijëra shqiptarë, që kërkuan të shkonin drejt Italisë. Destinacioni i parë ishte qyteti i Brindisit, e më pas u vendos për në Bari.

 

Varfëria dhe regjimi komunist!

 

Eksodi nëpërmjet anijes tregtare Vlora ishte episodi më i famshëm, por sigurisht jo i vetmi. Regjimi komunist në Shqipëri kishte izoluar vendin nga bota perëndimore, duke shkaktuar rritjen e shkallës së krimit dhe shtimin e varfërisë. Pas rënies së diktatorit Enver Hoxha, në vitin 1985, situata nuk u përmirësua, e kështu, falë ndikimit të stacioneve italiane, sinjali it ë cilave arrinte përtej Adriatikut, filluan lëvizjet e shqiptarëve për kërkimin e një të ardhmeje më të mirë.

Festimet për përvjetorin e tridhjetë!

 

Lidhja mes dy popujve sot është më e fortë se kurrë. Të dyja vendet kanë bërë homazhe në nder të kësaj dite. Rajoni i Pulias ka bërë një sërë ekspozitash në nderim të asaj kohe e dite e një gjë e tillë po bëhet dhe në Durrës, me një ekspozitë që do të mbahet nga data 5 deri në 8 gush, shkruajnë mediat italiane

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...