Zgjerimi i ekonomisë?! Në Shqipëri, 38% e vendeve të lira të punës janë krijuar nga emigracioni

Hënë, 09 August 2021 07:53

 

 

Vendet e lira të punës në vendin tonë, më shumë se sa nga zgjerimi i ekonomisë, janë krijuar nga hendeku i krijuar në forcën e punës, emigracioni i lartë, sidomos në grupet e reja të popullsisë. Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në anketën e Barometrit të Ballkanit për vitin 2021, gjeti se 38% e vendeve të lira të punës të krijuara në linjat e biznesit ishin nga mungesat si pasojë e emigracionit.

Problemi i emigracionit në forcën e punës është më i mprehtë në Shqipëri dhe në Bosnjë. Në Bosnjë, bizneset kanë pohuar se 50% e vendeve të lira të punës janë krijuar nga emigracioni, ndërsa fenomeni mbetet i lartë edhe në vendet e tjera, por më i ulët se në Shqipëri.

 

Shkaku më i fortë për vendet e lira të punës mbetet mungesa e aftësive. 45% e vendeve të lira të punës në Shqipëri janë të tilla si pasojë e mungesës së aftësive në tregun e punës. Bizneset në Shqipëri, Maqedoni dhe Malin e Zi, thanë se 50% e vendeve të lira të punës janë për shkak se nuk gjenden punonjës të aftë. Një studim i këtij viti nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në Vjenë gjeti se, në vendin tonë 60% e forcës së punës është me arsim të ulët, në të kundërt, në vendet e tjera të rajonit, ku ky grup ka një peshë më të ulët në forcën e punës, nën 40%.

 

Popullsia në moshë pune do të bjerë ndjeshëm ne Ballkanin Perëndimor, Moldavi dhe Ukrainë, por në një skenar zero të emigracionit, rënia në Shqipëri do të ishte më e ulët. Sipas të dy skenarëve, popullsia në moshë pune nga mosha 15-64 vjeç do tkurret në të gjitha vendet e rajonit deri në vitin 2050.

 

Në skenarin e parë, rënia e popullsisë do të jetë më e theksuar, me 24% në Shqipëri, 17% në Mal të Zi deri në 35% në Ukrainë. Në skenarin e dytë, i cili supozon se nuk do të ketë migracion të jashtëm, rënia do të ishte më pak e theksuar. Për Shqipërinë, në veçanti, një skenar i tillë do të ishte shumë i favorshëm: pa migracion, popullsia në moshë pune do të tkurret me vetëm 9%, në vend të 24% si në skenarin e parë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...