Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se Shqipëria është larg imunitetit të tufës për koronavirusin.
I ftuar në emisionin Real Story, ai thotë se imunizimi është i vështirë për t’u matur, pasi në vendin tonë mungon studimi.
Duke komentuar uljen e numrit të vaksinimeve, Alimehmeti shprehet se këtu ka diçka që nuk shkon. Sipas tij, personat që e refuzojnë më së shumti vaksinën janë moshat e mëdha.
“Imuniteti i tufës është larg. Do marrim parasysh këtu se kush është dhe ku. Në korrik ka qenë për Tiranën, për një moshë të caktuar. Delta ka një transmetueshmëri të lartë, e prish atë shifër. Kërkon 85% minimumi. Është kalkulim i vështirë për t’u bërë. Na mungon studimi. Ky është i vetmi që kemi. Si bazohemi tani asaj, pasi kemi sot vaksinë. Të kesh shifra të ulta vaksinimi këtu ka diçka që nuk shkon. S’kemi vështirësi te studentët, por një pjesë e asaj grupmoshe janë këta të rinj. Kemi më pak se 70-80 % të të moshuarve të vaksinuar. Ata që nuk e kanë bërë vaksinën në moshë të madhe, janë ata më rezistentët. Ky është studim që kemi bërë në Shqipëri. Ata që nuk vaksinohen, janë bërthamë e fortë, rriten me moshën”, pohoi Alimehmeti