BERZH për Ballkanin Perëndimor: Rikuperim i hidhur, çmime të larta, shqetësim furnizimi me energji

Premte, 05 November 2021 08:45

 

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e rishikoi me ulje parashikimin për rritjen e ekonomisë së Shqipërisë për këtë vit.

Në raportin e projeksioneve të vjeshtës, që u publikua dje, BERZH njoftoi se, ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 8% gjatë vitit 2021, nga 4,5 që ishin pritshmëritë në projeksionet në qershor. Për vitin 2022, ekonomia pritet të rritet me 3.5% dhe në vitin 2023 pritet rënie me 0.3%.

BERZH vuri në dukje se ekonomia shqiptare shënoi rritje pozitive për tre tremujorë me radhë, nga tremujori i fundit i 2020 deri në tremujorin e dytë të 2021. Në tremujorin e dytë të 2021, PBB u zgjerua me gati 18% pas një rritje të fortë në tregtinë e brendshme si dhe rritjes së vazhdueshme në industrisë dhe sektorit të ndërtimit. Rritja e konsumit gjithashtu po përfiton nga rritja e remitancave.

 

 

Eksportet në 8-mujorin 2021 kanë tejkaluar periudhën e krahasueshme të 2019 me rreth 15% në vlerë nominale, pasi kërkesa e jashtme u rrit për të gjithë sektorët u rrit, përfshirë edhe për produktet e sektorit minerar, të cilat dominojnë shportën e eksporteve me afro 65%.

 

Të ardhurat nga eksportet e shërbimeve ishin gati katër herë më shumë se të ardhurat nga mallrat dhe u rikuperuan fuqishëm, por ende nuk kanë arritur nivelet e 2019, të pakten në gjysmën e parë të vitit

Pasi shënoi dobësi në 5 muajt e parë të 2021, turizmi u rimëkëmb fuqishëm në stinën e verës, analizoi BERZH. Në qershor-gusht, numri i turistëve të huaj pothuajse barazoi shifrën e para pandemisë.

Politikat monetare dhe fiskale mbetën akomoduese për të mbështetur rimëkëmbjen, ndërkohë që presionet inflacioniste mbeten të moderuara dhe niveli i inflacionit është ende nën nivelin e objektivit të bankës qendrore prej 3%.

Rindërtimi i lidhur me tërmetet do të vazhdojë të nxisë aktivitetin ekonomik në të ardhmen e afërt i mbështetur nga emetimi i Eurobondit planifikuar deri në fund të vitit 2021

Ana Kreshiq, Ekonomiste Rajonale e BERZH-it për Ballkanin Perëndimor, tha: “Ndërsa shenjat e rimëkëmbjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor kanë qenë të forta deri më tani, mbeten pasiguri të konsiderueshme, veçanërisht ato që lidhen me rrugën e ardhshme të pandemisë dhe përkeqësimin e mundshëm të kushtet e jashtme.”

Ekonomitë në të gjithë rajonet e BERZH pritet të rriten me 5.5% këtë vit. Ndërsa ky është një rishikim në rritje prej 1.3 pikë përqindjeje nga parashikimi i qershorit, pas një ecurie të fortë në gjysmën e parë të vitit, Banka paralajmëron gjithashtu për rreziqet në vazhdim.

Kryeekonomistja e BERZH-it Beata Javorcik tha: “Ky është një rikuperim i hidhur. Gjysma e parë e 2021 solli një rikthim të fuqishëm. Por tani po shohim arsye në rritje për shqetësim. Ndërsa nga çmimet e larta të mallrave po përfitojnë eksportuesit, ato rëndojnë rëndë bilancet tregtare të importuesve. Furnizimi me energji ndërsa hyjmë në periudhën e dimrit po bëhet një shqetësim serioz, veçanërisht pasi hapësirat e qeverive janë të kufizuara.”

Dobësitë fiskale janë rritur pasi qeveritë kanë vendosur paketa të mëdha stimuluese në përgjigje të krizës Covid-19. Borxhi publik në rajonet e BERZH-it u rrit mesatarisht me 13 pikë përqindjeje të PBB-së që nga fundi i 2019. Ndërsa kostot e huamarrjes mbeten nën nivelet e para krizës në shumicën e ekonomive, ato janë rritur ndjeshëm në disa vende./MONITOR

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...