Punonjësit e FSHZH-së/ Pas rrogave marramëndëse, shërbime mjekësore deri në 680 mln në vit/person

Diel, 23 Janar 2022 11:38

 

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, është endur gjithmonë mes biznesit dhe karriges shtetërore. Karrierën në shtet e filloi në Bashkinë e Fierit, për t’u zhvendosur në vitin 2002 në Tiranë, duke punuar në Bashkinë e Tiranës. Fillimisht në Drejtorinë e Punëve Publike, më pas Drejtor Urbanistike dhe më pas Administrator bashkie, në një kohë që bashkinë e drejtonte Edi Rama.

Agollit iu besua nga Rama pothuajse çdo vendimmarrje, duke u bërë jo vetëm një nga personat më të fuqishëm në administratën e bashkisë, por duke u shfaqur jashtë mureve të institucionit si “njeriu i Ramës”.

Më pas, Agolli kaloi administrator i një firme private, nga ato që lakohen përditë si oligarkët e ndërtimit, firmë e cila kishte fituar pafund tendera të majmë. Dhe, nga “Gener 2”, Agolli u katapultua Drejtor i Përgjithshëm i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në janar të vitit 2019. Një Fond i cili ka varësi direkte nga kryeministri, teksa fjalët “njeriu i Ramës” gjejnë vend edhe aktualisht. Përshkrimi i mësipërm për Agollin u bë për të treguar se ai, prej 10 vitesh ka mbajtur poste të rëndësishme në administratën shtetërore, të lakmueshme për shumëkënd.

 

Faksimile: Tenderi i hapur nga FSHZH për shërbime mjekësore për punonjësit
Skandali i rrjedhjeve të pagave ka nxjerrë zbuluar disa nga pagesat marramëndëse për drejtorët e Rilindjes. Një prej tyre ishte edhe Dritan Agolli, i cili merrte një pagë prej më shumë se 7 mijë eurosh në muaj. Por, ky nuk është benefiti i vetëm, pasi Agolli tenderon dhjetëra miliona euro çdo muaj, në të gjithë Shqipërinë. Sipas dokumenteve që disponon BoldNeës.al, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur një tender me objekt “sigurimi i shëndetit për punonjësit e FSHZH-së”, me një vlerë rrëth 60 mijë euro. Por, pavarësisht vlerës së tenderit, ajo që bie në sy janë benefitet që përfitojnë këta punonjës. Por, përse kanë benefite vetëm këta burokratë?!

 

Faksimile: Një punonjësi do t’u mbulohet deri në 680 milionë lekë
Janë disa paketa të shërbimit mjekësor për stafin e FSHZH-së. Sipas dokumenteve që disponon BoldNeës.al, janë vendosur disa limite maksimale të mbulimit për person. Paketa e parë shkon në 68,000,000 milionë, të tjerat nga 20,400,000 dhe 6,800,0006 lekë.

Por, janë edhe disa vende ku duhet të marrin shërbimin mjekësor. Vlera më e lartë është në të gjithë botën, përjashtuar SHBA, Kanada dhe Zvicer. E dyta në shtete të Bashkimit Europian, Shqipëri dhe Turqi. Të fundit në shtete të Bashkimit Europian, Shqipëri, Turqi.

 

Faksimile: Udhëtime me avion, check-up…
Sipas dokumenteve, parashikohet edhe dhoma në spital. “Shpenzimet për dhomë dhe ushqim për çdo ditë shtrimi të të siguruarit në spital. Qendrimi maksimal si pacient i shtruar në një institucion spitalor në vit është i limituar me një kohëzgjatje maksimale prej 90 ditësh” thuhet në dokumente. Sipas tyre, parashikohet transporti për në spital jashtë Shqipërisë-bileta e avionit, shpenzimet për kirurget, mjekët, anestezistët, madje edhe transplant i organeve, kujdesi psikiatrik etj. Janë parashikuar edhe trajtime pa shtrim në spital, kontrolle diagnostikuese, ekzaminimet me RXT, CT skaner, MRI skaner PET skaner, ekografitë, shintigrafi. Madje, kujdesi për aksidente dentare (trajtime të kujdesit emergjent për riparimin ose zëvendesimin e dhëmbëve të dëmutuar si rrjedhojë e një lëndimi të shkaktuar në gojë nga aksidenti. Përfitime të tjera janë transporti me ambulancë rrugore dhe helikopter në rast emergjence.

 

Faksimile: Punonjësit e FSHZH-së kontrolle mjekësore dhe analiza COVID-i
Sipas dokumenteve, punonjësit duhet t’i nënshtrohen kujdesit parandalues, check-up, një herë në vit. Ndërkohë, parashikohet edhe ndërhyrja kirurgjikale e kryer në një spital privat, kirurgji ditore. Në dokumente thuhet se punonjësit gëzojnë të drejtën e analizave diagnostikuese (me tampon) numri maksimal i analizave diagnostikuese për COVID-19 në vit është i limituar në 3. “Analiza serologjike për COVID-19, numri maksimal i analizave në vit është i limituar në 3. Shërbim ditor në rast, shërbim në rast mjekimi në spital publil, medikamente të rekomanduara nga mjeku. Madje, edhe shpenzime mjekësore në rast shtrimi në spital privat për trajtimin e COVID.

Pak javë më parë, skandali i pagave nxori zbuluar FSHZH-në. Në listë figuronte se pagat nisnin nga 700 mijë lekë për rangun drejtues dhe deri në 70 mijë lekë për postet e ulëta. Në këtë institucion paga mesatare është 5 herë më e lartë sesa paga mesatare për të punësuarit në gjithë vendin.

Sipas listë pagesave të muajit prill 2021, rezultonte se 5 shoferët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit kanë paga bruto nga 1500 dollarë (153120 lekë) deri 1900 dollarë (196 636 lekë) në muaj, afërsisht sa paga e një deputeti (156 770 lekë) dhe në disa raste më shumë se e një ministri (174 760 lekë).

Shoferi më i paguar ai qe merr pagën rreth 1900 dollarë (196 636 lekë) konkurron me zëvendës kryeministrin për pagën. Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli përfiton një pagë prej afro 7 mijë dollarësh (701 100 lekë) ne muaj. Ose 3 herë më shumë sesa shefi i tij, Edi Rama, që mer rreth 2200 dollarë (228 730 lekë) dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta që përfiton afro 2500 dollarë në muaj (257 000 lekë). Ndërkohë një punëtor pastrimi në Fondin Shqiptar të Zhvillimin përfiton bruto 1200 dollarë muaj

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...