Eksperti: Shqipëria, vend me aktivitet të lartë sizmik/ Sigurimi i Pronës në SIGAL duke nisur nga 0.5 euro për m2

Hënë, 24 Janar 2022 13:41

 


Shqipëria është një vend me veprimtari të theksuar sizmike. Ajo është goditur shpesh nga tërmete të fuqishme.
Këtë fakt e pohon edhe Rrapo Ormeni, specialist shqiptar në fushën e sizmologjisë, me një veprimtari afro 40 vjeçare në këtë fushë.
Rrapo Ormeni: “Vendi ynë është një vend i dalluar në Europë për aktivitetin e tij sizmik, i cili ndodh kryesisht në disa breza sizmogjen siç është ai Adriatiko-Jonian, brezi Korçë-Ohër-Peshkopi dhe brezi Vlorë-Lushnje-Elbasan-Dibër”. Në këto breza bien tërmete me magnituda të mëdha siç ka qenë tërmeti i vitit 1979 me magnitudë 6.9 të shkallës rihter, tërmeti i Durrësit i vitit 2019 me magnitudë 6.4 ballë të shkallës rihter. Po ashtu edhe tërmeti i vitit 1967 në Peshkopi me magnitudë 6.8 të shkallës rihter”.

Në nëntor 2019 Shqipëria u godit nga një tërmet tragjik ku humbën jetën 51 persona e mbetën të plagosur mbi 900 të tjerë.
Edhe dëmet materiale ishin kolosale. U dëmtuan 95 mijë banesa, 11 mijë u shpallën të pabanueshme, ndërsa u prekën mbi 200 mijë njerëz në 11 bashki të vendit.
Të përgjegjshëm për detyrimet kontraktuale dhe të ndjeshëm për ngjarjet që prekën të gjithë komunitetin, SIGAL UNIQA Group Austria tregoi edhe njëherë se është kompania lider në sigurime.

 

Si asnjë kompani tjetër, SIGAL UNIQA dëmshpërbleu në një kohë rekord qindra familje dhe biznese në një shumë që i kalon 10 milionë eurot.
Edhe pse shpenzojnë dhjetëra mijëra euro për blerjen e një prone, shqiptarët stepen ta sigurojnë atë edhe pse çmimi është fare minimal.
Një qytetari në Shqipëri, bazuar në të ardhurat mujore, i duhen mesatarisht 50 deri në 60 vite pune për të blerë një shtëpi. Por ndodh një përmbytje, tërmet apo zjarr dhe mundi e djersa e një jete të tërë rrënohet në pak sekonda.
Për këtë arsye, SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider në tregun e sigurimeve, vjen me lehtësira të reja për klientët e saj.
Kushdo që të sigurojë shtëpinë tani ka një mundësi të artë: ta blejë siguracionin duke e paguar me këste. Ndërsa çmimi i siguracionit është fare minimal.

Avni Ponari: “Sigurimet as nuk i parandalojnë, as nuk i stopojnë tërmetet. Sigurimet rikthejnë financiarisht në gjendjen përpara tërmetit. Çka do të thotë se ato bëjnë të gjitha llojet e rimbursimeve, nëse je i siguruar.
Kur flasim për prime sigurimi nga tërmetet mos harrojmë që ato kanë një vlerë shumë të ulët, duke nisur nga 0.5 euro për metër katror. Ose e thënë ndryshe, një apartament 100 metra katrorë mund të kushtojë deri në 50 euro në vit”.

SIGAL, duke qenë pjesë e një grupi gjigand sigurimesh në Europën Qendrore dhe Lindore, siç është UNIQA Insurance Group, është krenare të thotë se nuk i frikësohet asnjë lloj dëmi, qoftë edhe miliarda euro.
Ndaj, në 22 vite të ekzistencës sonë në tregun shqiptar, ne kemi paguar mbi 400 milionë euro dëme në fusha të ndryshme, qofshin ato shëndetësore, në banesa dhe biznese, në automjete etj.
Kjo shifër kolosale do të thotë rikthim në gjendjen e mëparshme të qindra shtëpive e biznesve dhe mundësimin e vazhdimit të jetës normale njëlloj si para se të ndodhte fatkeqësia.
Mos prit më! Siguro pronën dhe shmang çdo të papritur!

Për më shumë informacion:
Web: www.sigal.com.al
E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
WhatsApp: +355 68 606 2829

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, RRËNJË SHQIPTARE, STANDARTE AUSTRIAKE

https://www.youtube.com/watch?v=vXy3J-MldPI&feature=youtu.be

Modifikuar më Hënë, 24 Janar 2022 14:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...