“Nuk më kontrollon njeri nga shteti, më njohin”/ Zbardhen përgjimet, si e fshehu Elsa Lila “kokën” e bandës

E Enjte, 17 Mars 2022 09:43

 

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila është arrestuar një ditë më parë nga autoritetet italiane të cilat kanë kapur grupin e trafikantëve të drogës në të cilën ndodhej dhe këngëtarja.

41 vjeçarja u arrestua në shtëpinë e saj në San Lorenzo. Në një shkrim të medias italiane Corriere Della Sera, thuhet se Elsa Lila ishte ajo që mbante “Kutinë e Babagjyshit”, një kuti në të cilën fshiheshin para dhe dokumente të bandës.

Nga këngëtarja më e famshme e shekullit në Shqipëri, dy herë pjesëmarrëse në Sanremo deri tek arrestimi për bashkëpunimi në krim.

Dyzet e një vjeçe, me origjinë nga Tirana, vajza e muzikantëve të njohur, studente në Romë, yll i popit tashmë është në burg.

Agjentët e skuadrës speciale në terren , të koordinuar nga magjistratët e Drejtorisë Antimafia të Qarkut, e arrestuan këngëtaren një ditë më parë në shtëpinë e saj në San Lorenzo.
Tetë persona të tjerë përfunduan në qeli, dhe tre të tjerë, mes të cilëve kreu i bandës, Arindi Boci, i njohur si “Rindi”, janë të arratisur. Për hetuesit Lila ishte kontabilistja e grupit. Tani për tani nuk rezulton në kontakt të drejtëpërdrejtë me drogën, e cila u gjet në disa dhoma në Acilia dhe të fshehura në një garazh në Torreveçhia dhe një tjetër në Casal Bernoçhi, si dhe në një apartament në via Stresa.

Pavarësisht kësaj, gjyqtari e ka konsideruar plotësisht pjesëmarrëse në organizatë” dhe “person të besuar” të Bocit, të cilit i ofroi shtëpinë e saj në verën e 2019 për t’u fshehur nga policia, shkruan Corriere Della Sera .

LEXO EDHE: Koncerti virtual i Dua Lipës/ Zbulohet ylli i muzikës që do të performojë me këngëtaren
“Shko, shko atje, ndërro vend”, ku dhe rrëfen se nuk ka frikë nga policia në rast kontrolli por më shumë prej hajdutëve që mund të vidhnin kutinë me paratë.

Grupi përdorte celularë të koduar për të mos u përgjjuar. Numri i personave të përfshirë dyshohet se ka qenë më i lartë, pasi në një dëshmi të personave të përfshirë thuhet se: “Nëse ‘kutia’ hapet, do duhet të bëjnë një burg të ri në Romë!”.

Dhe pikërisht për policinë dhe për mundësinë e ryshfeteve, këngëtarja i ka të qarta idetë: “Nuk më vjen njeri nga shteti për të më kontrolluar, më njohin, kam marrëdhënie të shkëlqyera”.

Në një rast “më dhanë një gjobë por më thanë të mos e paguaja sepse nuk do ta kontrollonin”. Sepse këtu “si në Shqipëri duhet një mik/lidhje me shtetin, se çfarëdo qeverie të jesh do të shpëtosh, duhet të gjesh një rrugë pasi edhe këtu shiten kaq shumë”.

Boci, është ende në kërkim, i arrestuar është edhe boksieri Petrit Bardhi i njohur si “Titi” i cili dhe më parë ka rënë në prangat e policisë italiane, për të njëjtën akuzë të trafikimit të lëndëve narkotike.

Atëherë si sot kontaktet më të rëndësishme ishin me klanet e Acilias. Por në këtë rast Bardhi, i cili falë kontakteve të tij në kryeqytet, gjeti klientë për organizatën, por edhe menaxhoi komunikimet me grupet napolitane dhe kalabreze./CNA.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Rrjeti 'shpërthen' ndaj Beyonce dhe Jay-Z si shkak i talljes në këngën e tyre me abuzimin e Tina Turner

Lifestyle

Rrjeti 'shpërthen' ndaj Beyonce dhe Jay-Z si shkak i talljes në këngën e tyre me abuzimin e Tina Turner

  Beyonce dhe Jay Z janë kritikuar nga fansat e Tina Turner për referencën e abuzimit të yllit të ndjerë nga duart e bashkëshortit të saj Ike Turner, hit ky i viti...

Ofertë që nuk duhet humbur/ "Vila SIGAL Pogradec", destinacioni i duhur për një "arratisje" në fundjavë

Politikë

Ofertë që nuk duhet humbur/ "Vila SIGAL Pogradec", destinacioni i duhur për një "arratisje" në fundjavë

Sa herë kujton Pogradecin gjithkujt i vjen ndërmend qyteti i bukur buzë liqenit, ku natyra ka krijuar një nga “perlat” e saj. Ky është vendi ku bluja e përhershme e...

Spahia inauguron këndin e ri sportiv në shkollën Ali Laçej: Më shumë mjedise të tilla, një jetë e shëndetshme për rininë

Politikë

Spahia inauguron këndin e ri sportiv në shkollën Ali Laçej: Më shumë mjedise të tilla, një jetë e shëndetshme për rininë

  Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka ndarë mnë rrejtin e tij social Facebook, disa momente krah nxënësve të shkollës Ali Laçej në këndin e ri sportiv. Spahia shkruan ndër të tjera...