Bashkë me Elsa Lilën, kush është boksieri i njohur shqiptar i arrestuar

E mërkurë, 16 Mars 2022 14:31

 

Boksieri i njohur Petrit Bardhi është në mesin e 13 të arrestuarve si pjesë e një grupi që dyshohet për trafik droge në Itali. Bardhi, i njohur si ‘Titi’, është arrestuar bashkë me këngëtaren e njohur Elsa Lila.

Bardhi është i ngushtë i Arben Zogut, 40 vjeç, i njohur si ultras i ekipit të Lacios. Zogu i cili njihet me emrin ‘Riccardino’ u dënua me 20 vite burg me akuzën e përfshirjes në trafikun e drogës

Arben Zogu bashkë me dy shqiptarë të tjerë Orial Kolaj, 30 vjeç dhe Petrit Bardhi, 39 vjeç, u arrestuan gjatë një operacioni të policisë italiane në vitin 2015. Ata ishin pjesë e grupit mafioz ‘Guarnera’, e përbërë nga një grup i madh shqiptarë, që cilësohen si ‘boksierët’.

Mes tyre është edhe boksieri Orial Kolaj, ‘kampioni italian dhe evropian i peshave të mesme dhe maksimale’. Shqiptarët akuzohen se janë të lidhur me nëndegën e Kamorrës, i njohur si klani i kazalezëve. Shitja e kokainës dhe mbledhja e gjobave ishin aktiviteti kryesor i shqiptarëve.

 

Njeriu kyç, Arben Zogu, që njihej si Rikardino, ose ‘Ricky’, drejtonte pjesën që kishte lidhje me Shqipërinë. Orial Kolaj, një boksier me origjinë shqiptare, i cili fitoi në vitin 2012 kampionatin italian të peshave të rënda, së bashku me dy bashkatdhetarët, Arben Zogu dhe Petrit Bardhi, ishin autorët e akteve të dhunës dhe frikësimit të të gjobiturve

Login to post comments

Lajmet e fundit

Rrjeti 'shpërthen' ndaj Beyonce dhe Jay-Z si shkak i talljes në këngën e tyre me abuzimin e Tina Turner

Lifestyle

Rrjeti 'shpërthen' ndaj Beyonce dhe Jay-Z si shkak i talljes në këngën e tyre me abuzimin e Tina Turner

  Beyonce dhe Jay Z janë kritikuar nga fansat e Tina Turner për referencën e abuzimit të yllit të ndjerë nga duart e bashkëshortit të saj Ike Turner, hit ky i viti...

Ofertë që nuk duhet humbur/ "Vila SIGAL Pogradec", destinacioni i duhur për një "arratisje" në fundjavë

Politikë

Ofertë që nuk duhet humbur/ "Vila SIGAL Pogradec", destinacioni i duhur për një "arratisje" në fundjavë

Sa herë kujton Pogradecin gjithkujt i vjen ndërmend qyteti i bukur buzë liqenit, ku natyra ka krijuar një nga “perlat” e saj. Ky është vendi ku bluja e përhershme e...

Spahia inauguron këndin e ri sportiv në shkollën Ali Laçej: Më shumë mjedise të tilla, një jetë e shëndetshme për rininë

Politikë

Spahia inauguron këndin e ri sportiv në shkollën Ali Laçej: Më shumë mjedise të tilla, një jetë e shëndetshme për rininë

  Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka ndarë mnë rrejtin e tij social Facebook, disa momente krah nxënësve të shkollës Ali Laçej në këndin e ri sportiv. Spahia shkruan ndër të tjera...