Vijon tashmë për ditësh protesta e qindra qytetarëve para Drejtorisë së Policisë në Tiranë. Protestuesit kanë bllokuar rrugën duke paralizuar qarkullimin e mjeteve. Ata bëjnë thirrje që të lirohen të burgosurit.
Numri i protestuesve sa vjen dhe rritet pasi qytetarë të shumtë i bashkohen protestës.
23 protestuesit e arrestuar tre ditë më parë në protestën për taksën e Rrugës së Kombit, pritej të dilnin sot përpara Gjykatës së Kukësit për t’u njohur me masën e sigurisë por sipas një njoftimi do Gjykatës së Kukësit seanca do të zhvillohet nesër.