Greqi/ Shkatërrohet banda shqiptare e kokainës në Athinë, e përfshirë edhe një grua

Tuesday, 03 Prill 2018 12:25

Policia e Athinës ka shkatërruar një grup të shpërndarjes së kokainës. 5 shqiptarë që vepronin në zonat e Neas, Smirnit, Kalitheas dhe Larisas kanë përfunduar në pranga. Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 31-35 vjeç. Gjithashtu në kërkim janë shpallur edhe dy shqiptarë të tjerë. Në mesin e të ndaluarve është edhe një femër. Nga ky operacion u sekuestruan 436 gramë kokainë, 300 gram përzierës, 2000 euro, 3 peshore, 2 pistoleta, 2 makina, 14 celulare. Udhëheqësi i bandës ishte një 34-vjeçar, identeti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai ishte përgjegjës për gjetjen e sasive të kokainës dhe drejtonte anëtarët e tjerë në mënyrë që droga të ruhej në vende të përshtatshme.

Modifikuar më Tuesday, 03 Prill 2018 12:39
Login to post comments