Policia e Vorës ka vënë në pranga shtetasin Jakup Hoxha, të shpallur në kërkim për kultivim lëndësh narkotike prej një muaji.
Shtetas e kultivonte drogën bashkë me djalin e tij, në një banesë afër shtëpisë së tyre.
Policia ka raportuar se djali i Jakup Hoxhës është dënuar për të njëjtën vepër penale më herët.
Prokuroria ka marrë në dorëzim materialet për veprime të mëtejshme.