Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër pas shkarkimit të prokurores së Apelit, Besa Nikëhasani, me argumentin se nuk justifikon dot pasurinë ka reaguar juristi. Shkarkimin nga pozicioni të Nikëhasanit, Manjani e konsideron si provë dështimi të vetingut. “Vetting nuk është një inspektoriat tjetër i deklarimit të pasurive! Jo dhe jo!”, shkruan ndër të tjera Manjani.
 Reagimi i Manjanit
 Dështim!
 Besa Nikëhasani, nuk është simbol i prokurores së paaftë apo të korruptuar! E them këtë me bindjen më të thellë njerëzore dhe profesionale.
 Vettingu dha sot provën e radhës të dështimit! Nuk kisha dyshim, por duhej prova. Ja edhe një provë tjetër!
 Vetting nuk është një inspektoriat tjetër i deklarimit të pasurive! Jo dhe jo!
 Vetting u bë për të verifikuar figurën morale dhe aftësinë profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve. Natyrisht edhe elementi i pasurisë është pjesë e verifikimit, po jo i vetmi!
 Besa Nikëhsani është Prokurore karriere, fjalëpakë dhe një nënpunëse korrekte shteti. Nuk di të ketë kalur ndonjë proces disiplinor e as të jetë përfolur ne publik.
 Pasuria modeste e familjes së saj ishte e deklaruar dhe e verifikuar nga ILDKP giithë këto vite.
 Gjykimi popullor se medemek nuk justifikon një shtëpi të përfituar nga shkembimi i truallit të bashkshortit me ndërtuesin, është poshtërsi e Vetting-ut!!!
 Nuk ishte qëllimi i vetting të largohen prokurorët e gjykatësit korrektë! Jo dhe jo!
 Ndaj them se është dështim!
 Me këtë variant shumë shpejt do ti mbyllim edhe gjykatat e prokuroritë në gjithë vendin! Ashtu siç mbyll Gjykatën Kushtetuese e Gjykta e Lartë.
 Pra sot efektivisht jemi pa sistem drejtësie!
 Rroftë Reforma se drejtësia na la shëndetin!
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





