‘Rama ti ke dështuar!’, PD publikon videon: Dhjetëra familje në çadra mes acarit, fondet e shpëtimit në xhepat e qeveritarëve

Premte, 10 Janar 2020 10:16

Partia Demokratike ka publikuar një video kushtuar tërmetit të 26 nëntorit dhe kryeministrit Rama. Në videon e publikuar në FB thuhet se Rama ka dështuar, pasi pretendoi se i kishte ardhru në ndihmë gjithë fatkeqëve por ndërkohë shumë familje janë në çadra në acar.

Po ashtu PD thotë se fondet e shpëtimit që duhet të shkonin për familjet e prekura nga tërmeti kanë përfunduar në xhepat e qeveritarëve.

“Edi Rama  thotë se ‘’…ishte një mrekulli që numri i të vdekurve nuk ishte shumë i lartë’’. Ndërkohë quan Zotin të pabesë.

Edi Rama thotë se ‘’Ne ia dolëm të mos lemë vetëm asnjë fatkeq dhe asnjë familje në rrugë të madhe’’. Ndërkohë 40 ditë pas tërmetit, mes dhjetra familje jetojnë në çadra mes acarit.

Edi Rama thotë se ‘’Ia dolëm të përballojmë furtunën e emergjencës imediate’’. Fakti: Ekipet e shpëtimit të patrajnuara dhe pamjete. Fondet e shpëtimit në xhepin e qeveritarëve.

 

Edi Rama thotë se: ‘’ Nuk kemi kohë për të humbur, por duhet të shtyjmë me forcë përpara procesin e rilindjes ekonomike dhe sociale’’.

Në Thumanë shkolla ‘’R.Jangozi’’ rikonstruktuar me tender korruptiv , rrënohet nga tërmeti dhe shembet nga qeveria vetëm një muaj pas inaugurimit.

Rama kërkon të shtyjë kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, me mashtrimin se do t’u vijë në ndihmë qytetarëve. Ndërkohë sulmon median dhe fjalën e lirë duke shfrytëzuar hapësirën ekstra ligjore.

Rama ti ke dështuar!.”- thotë PD.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...