Një grua është gjetur e varur në banesën e saj në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet. Sipas policisë, 58-vjeçarja me iniciale D.SH. u vetëvar.
Me cilësinë e provës materiale, në rrobat e saj u gjet një letër, njofton policia, pa bërë të ditur përmbajtjen.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, shtuan të njëjtat burime.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





