Grabitja/ Dëmi në argjendari mbi 110 mijë USD, shitësja: Njëri pyeti për çmimin e unazave, pas 2 minutash…

Saturday, 21 Prill 2018 16:56

Autorët e grabitjes së argjendarisë në Durrës, ende të paidentifikuar, kishin marrë të gjitha masat për të mos rënë pre e sistemit të sigurisë. Guximin e tyre. duke u futur në dyqan pa maska, ekspertët e Policisë e shpjegojnë me dyshimin se ata mund të jenë djem të ardhur nga ndonjë qytet tjetër i vendit.

Dy autorët arritën të grabisin rreth 2.2 kilogramë bizhuteri floriri, që, sipas përllogaritjeve paraprake, arrijnë në vlerën e rreth 110 mijë dollarëve. Shitësja e argjendarisë ka rrëfyer për Policinë të gjithë skenën e grabitjes dhe se si ra pre e mashtrimit të dy djemve të rinj, të cilët më pas e neutralizuan me elektroshok.

“Për shkak të ngjarjeve të shumta dhe rënies pre e grabitjeve, thuajse të gjitha argjendaritë kanë një sistem të posaçëm sigurie. Dyert e argjendarive qëndrojnë të mbyllura hermetikisht dhe hapen vetëm me anë të një butoni kur dikush kërkon të futet në ambientet e brendshme, siç është edhe rasti i klientëve.

Sa futet klienti brenda, dera mbyllet automatikisht dhe duhet që të hapet sërish vetëm me buton. Unë ndodhesha vetëm në dyqan, pasi pronarja u largua për në shtëpi. Ishte ora rreth 15:20. Një nga dy djemtë që më grabitën, doli te dera dhe kërkoi të futej brenda. Mendova se ishte klient. I hapa derën dhe ai u fut brenda dhe po interesohej për çmimin e unazave, por edhe bizhuterive të tjera prej floriri.

Ndërkohë erdhi edhe personi tjetër, pra, pas dy minutash. Edhe ai u fut brenda dhe po qëndronte te dera, duke mos e lënë derën të mbyllej automatikisht. Në këtë kohë, djali që hyri i pari më vuri një pajisje (elektroshok) në qafë dhe më neutralizoi.

Nxori një çantë dhe nisi të zhvaste bizhuteritë që ndodheshin në vitrinë dhe në banakun poshtë, ndërkohë tjetri mbante derën që të mos mbyllej. Unë shtanga në vend, ndërsa ajo pajisja dukej sikur më paralizoi. Pasi morën çfarë mundën, ata u larguan të qetë duke dalë nga dyqani dhe vazhduan rrugën drejt”, ka pohuar shitësja e argjendarisë.

Agresorët e kanë ditur se, dyert e argjendarive funksionojnë në mënyrë automatike me anë të një butoni dhe nëse do të ishin me maska, shitësja nuk do t’ua hapte, ndaj edhe u paraqiten si klientë njëri pas tjetrit. Por duke punuar pa doreza, agresorët kanë lënë gjurmë të shumta dhe prova të mjaftueshme në vendin e ngjarjes, të cilat do t’i shërbejnë Policisë për të hetuar dhe zbardhur grabitjen e argjendarisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...