Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj, i akuzuar për “shpërdorim detyre” për çështjen e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Shëngjinit.
Por Apeli ka vendosur ‘Arrest shtëpie’ pa mbikëqyrje policore. Edhe për kreun e qarkut Gjokë Ndoka dhe nënkryetarin e bashkisë, Enver Hafizi gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi masën ‘arrest shtëpie’.
Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj ka mohuar akuzat sot në sallën e gjyqit duke u shprehur se është totalisht i pafajshëm.
“Jam ndjerë i ofenduar nga prokuroria dhe do duhej të isha thirrur nga ana e tyre sepse jam njeri i komunikueshëm. Kam kërkuar ndryshimin e masës se sigurimit. Ndjehem totalisht i pafajshëm. ATMP vjen i plotësuar dhe nuk plotësohet asnjëherë nga bashkia. Jemi thjesht institucion i ndermjetem ne kete rast Atmp ne e marrim si te ligjshme dhe te rregullt dhe kalon tek ne më shumë për vjeljen e taksës sesa për verifikim. Këtë nuk e bëjmë ne. Qytetari që ka këtë dokument bashkia ska teë drejtë firme. Thjesht ne i percjellim në Hipotekë. ATMP firmos 20 deri në 50 në ditë dhe s’kemi mundësi të shkojmë ne terren dhe nuk kam kompetencë. Nëse dikush ka parë që dokumentet janë false atëherë mund t’i dërgojë tek komisioni i dokumentacioni. Mbiemri Frrokaj ska lidhje me mbiemrin Frroku janë krejt të ndryshme. Asnjë nga fisi im ska lidhje ne 10 brez me këto persona. Dokumentacioni i ATMP përsa i përket Hartografisë verifikohet nga Këshilli i Qarkut dhe hartograf privat me license”, tha Frrokaj.
Sipas Prokurorisë, Frrokaj ka firmosur dokumente pa ia kaluar ZRPP, ndërsa dyshon se kryebashkiaku ka kryer veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’ bashke me vartësit e tij.