Problemet spaskan të mbaruar për qytetarët e Durrësit. Pas përmbytjeve të muajve me shi tani ata do të përballen me probleme në furnizimin me ujin e pijshëm për shkak të difekteve të rënda që kanë ndodhur.
Këto probleme tashmë kanë 10 ditë që janë prezente në Durrës.
UKD njofton se gjatë të martës dhe të mërkurës do të ketë probleme për shkak të stakimit të energjisë elektrike në stacionin e pompave në Fushë Kuqe.
Për shkak të amortizimit të rrjetitjanë krijuar dy çarje në tubacionin kryesor që furnizon me ujë Durrësin dhe Shijakun. Difektet kanë ndodhur në Xhafzotaj dhe Shkafanë.
Brigada e avarive po punon për riparimin në një kohë sa më të shpejtë.