×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Banorët e Kasharit duhet të kenë KUJDES, ajri është ndotur rëndë nga zjarri në fabrikë

Hënë, 23 Prill 2018 17:09

Banorët që jetojnë dhe punojnë pranë fabrikës së riciklimit të mbetjeve që u dogj, duhet të mos hapin dritaret edhe një ditë më pas, ndonëse flakët janë shuar e nuk ka tym.

Ndotja e ajrit për shkak të djegies së plastikës vazhdon të ketë pasoja në shëndetin e tyre.

“Këta banorë mund të kenë tani akoma më tepër ankesa në sistemin e frymëmarrjes, mund të shtohet numri i vizitave tek mjeku i familjes, gjithashtu edhe tek mjeku specialist i mushkërive. Mund të ketë tështima, lot në sy. Këto janë simptomat kryesore, ndaj rekomandohet që të qëndrohet sa më larg fabrikës dhe mundësisht të mos hapin dritaret e zyrave ku punojnë apo banesave të tyre. Të kenë sa më pak kontakt për këtë ajër të ndotur”, thotë Arben Luzati, shef i Departamentit të Shëndetit dhe Mjedisit në ISHP.

Në një afat më të gjatë, pasojat në shëndet janë edhe më të rënda. Çlirimi i kimikateve në ajër për shkak të djegies së plastikës shkakton sëmundje të mushkërive dhe probleme kardiake.

“Në këtë rast kimikate që çlirohen. Janë kryesisht PM 2.5, dioksidet. PM 2.5 kanë veti të kalojnë përmes laringut dhe përmes gjakut transmetohen në të gjitha organet e trupit. Dy janë grupet e mëdha të sëmundjeve që vijnë nga ndotja e ajrit, janë sëmundje pulmonare dhe sëmudjet kardiovaskulare”, shton Luzati.

Por ndonëse zona në të cilën gjendej fabrika është e mbipopulluar, jo vetëm për shkak të banorëve që kanë zgjedhur të jetojnë atje, por edhe për shumë kompani private që kanë zyrat atje, as Ministria e Mjedisit dhe as Instituti i Shëndetit Publik nuk ka nisur të bëjë matjet e nivelit të ndotjes në ajër, apo në tokë të shkaktuar nga djegia e qindra tonë plastikë një ditë më parë./Top Channel

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...